Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ai që tallet me fenë, me Allahun ose me ndonjë nga profetët

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Fetaua Menarul-Islam 25/8
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për atë që tallet me fenë ose me ndonjërin nga profetët?

Përgjigje: Kushdo që tallet me fenë, me Allahun ose me ndonjë prej të dërguarve të Tij, është kafir dhe ka dalë nga feja Islame, Allahu na ruajt! Kjo vlen edhe nëse ai e quan veten musliman.

Dijetarët kanë rënë dakord se kush tallet me Allahun është kafir, edhe nëse e bën këtë duke bërë shaka. Dëshmia për këtë janë fjalët e Allahut të –subhanehu ue te ala-:

Nëse i pyet (përse tallen), do të thonë: ‘Ne vetëm po bënim shaka dhe po luanim’. A mos vallë me Allahun, me ajetet e Tij dhe me të dërguarin e Tij po talleni? Mos u shfajësoni! Ju mohuat pasi patët besuar.” Teube, 9:65-66

Prandaj themi: Kush tallet me Allahun, me të dërguarin e Tij ﷺ, me librin e Tij, me fenë e Tij, apo me ndonjërin nga profetët e Allahut, ai është kafir. Ata që e kanë bërë këtë duhet të pendohen sinqerisht tek Allahu dhe të kthehen në Islam. Nëse nuk pendohen, iu themi se ata i pret zjarri i xhehenemit.

E lusim Allahun që t’i udhëzojë ata.

Shpërndaje: