Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/15549
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Disa të rinj mund të bien pre e parrullave të zbukuruara të këtyre grupeve të devijuara. Ata gjithashtu mund të nxitohen në bashkimin e këtyre grupeve dhe të bëjnë kryengritje kundër pushtetarëve dhe ushqejnë mllefë kundër tyre. Çfarë thoni për këtë?”
Përgjigje: ”Profeti salAllahu alejhi ue selem dhe imamët kanë paralajmëruar ata që kanë këto cilësi. Ata që e pranojnë këshillën duhet të këshillohen. Ata që refuzojnë këshillën pushtetari duhet të mirret me ta, ti kursej myslimanët nga sherri i tyre dhe të merr masa të ashpra ndaj tyre, dhe atyre që janë të tillë. Feja duhet të mbrohet. Vendet myslimane duhet të mbrohen. Të gjithë myslimanët janë policë. Të gjithë janë përgjegjës për mbrojtjen e fesë dhe për vendet myslimane dhe për shenjtërinë e tyre. Nuk është e lejuar për të heshtur rreth këtyre njerëzve apo të urohen dhe të lavdërohen. Kjo është ose një injorancë ose një pjesëmarrje me ta. Ai që i uron ata, që i lavdëron ata ose i justifikon veprimet e tyre ka të njëjtin gjykim si ata.”