Alameh Mukbil bin Hadiel-Uadi’i (v. 1422)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një grua e cila i frikësohet Allahut -te ala- dhe i bindet burrit të saj, por ai zemërohet për çështjen më të vogël, e mallkon, i thotë fjalë të ndyta, dhe i thotë:
”Pash Allahun! Bindju Allahut, dhe mos flit!”
Pra nëse kjo grua i përgjigjet atij me qëllim që ta qortojë dhe ta ndalojë nga një gjë e tillë edhe nëse e bënë këtë duke ngritur zërin mbi të, a konsiderohet mëkatare?
Përgjigje: Ajo nuk konsiderohet mëkatare. Megjithatë, ajo me të cilën e këshillojmë këtë grua është durimi, e këshillojmë të bëjë durim, dhe i dërguari ﷺ ka thënë:
“Më i miri prej jush është ai që është më i miri me gratë tij.”
Transmetohet në dy librat autentike (Bukhari dhe Muslim) nga Ebu Hurejra se profeti ﷺ ka thënë:
“Silluni mirë me gratë ngase gruaja është krijuar nga brinja dhe pjesa më e lakuar është pjesa e sipërme e saj, nëse përpiqesh ta drejtosh, e thyen, nëse e lë mbetet e lakuar.” Bukhari (3331) dhe Muslimi (1468).
Dhe Allahu -azze ue xhel- thotë në librin e Tij të shenjtë:
“Jetoni e silluni mirë me to!” En-Nisa, 4:19
Dhe Allahu thotë:
“Por nëse ato ju binden, atëherë mos i ndëshkoni më.” En-Nisa, 4:34
Pra është obligim për burrin që ta ketë frikë Allahun -subhanehu ue te ala- dhe ta trajtojë gruan e tij në mënyrë të mirë ashtu siç dëshiron që ajo ta trajtojë atë!
Dhe gruan e këshillojmë me durim dhe t’i lutet Allahut që ta udhëzojë atë, dhe durimi është i mirë. Dhe Allahut i kërkojmë ndihmë.