Alameh Muhammed bin Abdul-Vehab el-Uasabi
Burimi:http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=138856
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Libri “La Tahzen – Mos u mërzit” i Aid El-Karnit, është një libër tek i cili nuk mund të mbështetesh. Sepse Aid El-Karni në akide është i lëkundur. Ai ka përzier midis akides të Ehli-Sunnetit, të Hauarixhëve, të Murxhieve dhe të Xhebrijeve. Ai është i përzier në akide.
Gjithashtu edhe librat e tij kështu janë në përgjithësi. Edhe në predikimet (ligjerata) e tij ka kundërshtime të sheriatit. Tefsiri i tij ”Et-Tefsijrul Mujes-ser”, në të ka kundërshtime dhe në të gjendet besimi i Hauarixhëve.
Ai është prej atyre të cilët hedhin helm tek mjalti. Ai e bën këtë gjë ose me qëllim ose nga injoranca.
Myslimani obligohet që të mos mbështetet në persona gjendja e të cilëve është e tillë. Ky është një njeri i cili akiden e tij e ka të përzier. Nuk mbështetesh tek ai. Është e mjaftueshme që devijimi gjendet tek ai.
Ndërsa që ta marrësh atë (librin) për veten tënde, kjo është gabim. Sepse jeta është e shkurtër. Dhe mos e vendos jetën tënde në përvoja. Ndërtoje besimin tënd me besimin e saktë që në fillim. Lexo nga librat e dijetarëve të besueshëm.