Alameh Zejd bin Muhammed bin Hadi el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: Asbab Istikamat-ish-Shebab ue Baua´ith Inhirafihim, fq. 11
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Hizbijunët dhe aktivistët të cilët ndjekin organizatat sekrete, si në Gadishullin Arabik dhe në vende të tjera, mendimi i tyre është esktrem dhe kritik ndaj mediave lokale (saudite). Dëgjoni një shembull të saj! Një aktivist1 tha këtë kur ai u pyet në lidhje me revistën që ai rekomandon dhe lexon, tha:
“El-Bejan el-Muxhteme dhe ed-Davah.”
Kur ai u pyet për gazetat lokale, ai tha:
“Gazetat lokale janë coftira që kanë rënë nga një shkëmb apo është therrë nga tjerta deri në vdekje ose janë gërvishur nga një kafshë grabitqare. Ato nuk përfaqësojnë zërin e umetit apo mendimin e tij dhe as nuk lejojnë debate. Të gjitha kanë rubrikat e tyre, duke përfshirë edhe parfume, farmaci dhe parashikimet e motit, përveç Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem) dhe shokëve të tij. Ata nuk kanë rubrikë.”
I pa të meta është Allahu! Shiko si ky aktivist revolucionar rekomandon revistat “el-Bejan” dhe “el-Muxhtema” të cilat e fyejnë metodologjinë Selefite, dijetarët Selefij, i zhvlerësojnë ata dhe i akuzojnë nganjëherë me hipokrizi dhe nganjëherë të jenë skllevër dhe spiunë dhe sundimtarët e tyre i akuzojnë të jenë tiranë. Pastaj ai e sulmon këtë vend – Allahu e mbroftë atë nga çdo e keqe dhe gjë e neveritshme – gazetat lokale dhe i përshkruan ato në formën e kafshëve të ngordhura që nuk duhet të përfitohet prej tyre. Pastaj ai gënjen kur thotë se gazetat tona lokale nuk shkruajnë në lidhje me Muhammedin (salAllahu alejhi ue selem) dhe pasuesit e tij. Allahu na ruajtë nga verbëria dhe nga guximi i rremë.
Nuk ka shkrimtar vetëm se ai do të shuhet
dhe vetëm atë që Allahu e ka shkruar me duart e Tij mbetet
Mos lejo që dora yte të shkruaj diçka
Me të cilën nuk do të kënaqesh kur ta sheh atë në Ditën e Gjykimit2.
_________________________
1 Këtë e tha Aid el-Karni në një intrevistë me revistën nga SHBA:ja.
2 Imam Salih el-Feuzan shkroi:
“Kjo broshurë që ne e kemi para nesh është shkruar nga vëllai ynë Shejkh Zejd bin Muhammed bin Hadi el-Medkhali. Ajo na paralajmëron ne ndaj këtyre metodologjive, shpjegon pasojat e tyre negative dhe nxitë që ti përmbahemi metodologjisë së Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit. Allahu e shpërbleftë atë me të mira dhe e bëftë që dashmirësia dhe këshilla e tij të sjell dobi.” (Parathënia e librit “Asbab Istikamat-ish-Shebab ue Baua’ith Inhirafihim” fq. 7)