Sahih Muslim (1176)
Shpjegon: Imam Jahja bin Sharaf en-Neueui (v. 677)
Burimi: Sherh Sahih Muslim (8/58)
Dar el-Kutub el-Ilmijjeh, 1421/2000
www.perlatmuslimane.com
1176 – Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh, Ebu Kurejb dhe Is’haki na treguan: Muauijeh na tregoi, nga el-A’mash, nga Ibrahim el-Asuad, nga Aishah -radijAllahu anha- e cila tha:
“Kurrë nuk e kam parë të dërguarin e Allahut ﷺ duke agjëruar dhjetë ditët (e muajit Dhul-Hixheh).”
Ebu Bekr bin Nafi el-Abdi më tregoi, Abdurr-Rrahmani na tregoi, Sufjani na tregoi, nga el-A’mash, nga Ibrahim el-Asued, nga Aishah (radijAllahu anha) e cila tha se ajo nuk e ka parë të dërguarin ﷺ duke agjëruar dhjetë ditët (e muajit Dhul-Hixheh).
Shpjegimi
Dijetarët thonë se nga ky hadith mund të keqkuptohet se është e urryer për të agjëruar dhjetë ditët. Ajo që nënkuptohet me dhjetë ditët janë nëntë ditët e para të Dhul-Hixhes.
Dijetarët thonë se ky hadith duhet të shpjegohet dhe se nuk është aspak e urryer për të agjëruar këto nëntë ditë. Në të vërtetë është shumë e rekomanduar dhe në veçanti ditën e nëntë të Dhul-Hixhes që është dita e Arafatit.
Është transmetuar në të vërtetë tek Bukhari se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Nuk ka ditë që veprat e mira të jenë më të dashura tek Allahu sesa gjatë këtyre dhjetë ditëve (të para të Dhul-Hixhes).” 1
Do të thotë dhjetë ditët e para të Dhul-Hixhes.
Kështu hadithi do të thotë se ajo nuk e ka parë atë të agjërojë dhjetë ditët për shkak të ndonjë arsyeje sikurse sëmundja, udhëtimi apo ndonjë gjë tjetër, apo se ajo thjesht nuk e ka parë atë duke agjëruar atëherë. Kjo nuk do të thotë se ai nuk agjëroi. Ajo që e dëshmon këtë shpjegim është transmetimi i Hunejdeh bin Khalid nga gruaja e tij përmes disave prej grave të profetit ﷺ, të cilat thanë:
“I dërguari i Allahut ﷺ agjëronte nëntë ditët e Dhul-Hixhes, ditën e Ashures, tre ditë të çdo muaji (ditët e bardha) dhe të hënave dhe të enjteve të muajit.”
1 Bukhari (969).