Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (79)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një natë profeti (salAllahu alejhi ue selem) përsëriti ajetin vijues deri në agim:
إِن تُعَذِّبْهُمْ فَإِنَّهُمْ عِبَادُكَ وَإِن تَغْفِرْ لَهُمْ فَإِنَّكَ أَنتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
”Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robër Tu, e nëse i fal ata, Ti je i Gjithëfuqishmi, i Urti.” 5:118
Ai e lexoi atë në ruku dhe sexhde dhe kur bënte dua2. A e lexoi atë në ruku dhe sexhde përderisa është e ndaluar për të lexuar Kuranin në ruku dhe sexhde?”
Përgjigje: Po. Ky është kuptimi. Dijetarët thonë se çdo parim ka përjashtime. Ky është një shembull i tillë. Ky ajet është një përjashtim nga ndalimi i leximit të Kuranit në ruku dhe sexhde. Ky ishte një rast i veçantë, një natë. Sigurisht, profeti (salAllahu alejhi ue selem) e lexonte ajetin pas tespive obligative të rukusë dhe sexhdes.
1 Nesai, Ibn Khuzejmeh (1/70/1), Ahmedi, Ibn Nasr dhe Hakim i cili e bëri hadithin autentik dhe Dhehebiu u pajtua me të.