Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ajeti që e konfirmon gurëzimin

Imam Muhammed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)

Burimi: Adhua-ul-Bajan (1/194)

Përgatiti & fusnota: www.perlatmuslimane.com

Është transmetuar nga Ibn Abbasi radijAllahu anhu se argumenti për gurëzimin gjendet në një ajet tjetër, leximi i të cilit nuk është shfuqizuar, e ky ajet është:

”A nuk i sheh ata (hebrenjtë) që u është dhënë një pjesë e Librit?! Atyre iu bëhet thirrje të vijnë te Libri i Allahut për t`i gjykuar, por një pjesë e tyre kthejnë shpinën, duke mos ia vënë veshin. 3:23

Ky ajet është shpallur në lidhje me jehudin dhe jehuden, të cilët bënë zina (marrëdhënie jashtë martesore) pasi që secili prej tyre kishin qenë të martuar. Si rezultat i kësaj ata u gurëzuan nga Profeti salAllahu alejhi ue selem.

Dënimi që i bën Allahu në Teurat atyre të cilëve largohen nga ndëshkimi me gurëzim, është një dëshmi e qartë nga Kurani se gjykimi me gurëzim është i vërtetë.

Shpërndaje: