Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ajeti i sexhdes në namazin pa zë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (18 A), min: 22.30

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Sa i përket leximit të imamit të një ajeti të sexhdes gjatë një namazi pa zë, imamët thonë se një veprim i tillë është i qortuar për shkak të dy arsyeve:

1 – Nëse ai bën sexhde ai sjell ngatërrim tek xhemati, veçanërisht nëse xhamia është e gjerë dhe xhematlitë janë të shumtë në numër.

2 – Nëse ai nuk bën sexhde ai e braktis një Sunnet.

Prandaj është më mirë që imami të mos lexojë një ajet të sexhdes gjatë një namazi pa zë. Por nëse ai e lexon atë nuk ka ndonjë të keqe nëse ai ua bën me dije xhematit se ai do të bëjë sexhde dhe jo ruku. Këtë e bën duke ngritur zërin kur vjen tek ajeti në mënyrë që njerëzit të dinë se ai do të bëjë sexhde dhe jo ruku.

Sa për atë që falet vetëm dhe e lexon atë, atij i lejohet të bëjë sexhde, pavarësisht nëse namazi është me zë apo pa zë.

Ai që e lexon ajetin në makinë do të zbret në sexhde duke bërë me shenjë. Kjo vlen, megjithatë, për bashkë udhëtarin dhe jo shoferin. Shoferi nuk duhet të bëj sexhde, sepse kjo është shumë e rrezikshme pasi ai humbet shikimin në trafik.

Shpërndaje: