Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ajo as nuk duhet të agjërojë, as të kompensojë agjërimin

Imam Ali bin Umer ed-Darakutni (v. 385)
Es-Sunen, fq. 523-524
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

 8 – Seid bin Xhubejr -radijAllahu anhu- ka thënë:

“Ibn Abbasi kishte një skllave që ishte shtatzënë ose gjidhënëse. Ai i tha: “Ti je nga ata që nuk kanë mundësi të agjërojnë. Ti duhet të ushqehesh dhe nuk ke nevojë për kompensim.”

Zinxhiri i transmetimit është autentik.

10 – Seid bin Xhubejr -radijAllahu anhu- ka thënë:

“Ibn Abbasi kishte një skllave që ishte gjidhënëse dhe e cila abortoi. Ibn Abbasi e urdhëroi atë të ndërpresë agjërimin, të ushqej (për çdo ditë që nuk agjëron) dhe të mos bëjë kompensim.”

Ky transmetim është autentik.

11 – Umeri -radijAllahu anhu- ka thënë:

“Gruaja shtatzënë dhe ajo gjidhënëse as nuk duhet të agjërojnë e as të kompensojnë agjërimin.”

Ky transmetim është autentik.

Shpërndaje: