Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ajo vërtetë më bëri të lumtur

Imam Abdurr-Rrahman bin el-Xhauzi el-Hanbeli

Burimi: Sifatu Safuah, fq. 16

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ibnul Xhauzi ka thënë: Sejjar ka transmetuar nga Rijah i cili ka thënë:

Më kanë përmendur një grua, kështu që e martova. Sa herë që ajo mbaronte namazin e jacisë, ajo parfumosej, zbukurohej me temjan dhe vishte rrobat e saj të bukura, pastaj më afrohej dhe më thoshte: A ke nevojë për mua?

Nëse i thosha po, ajo qëndronte me mua, dhe nëse i thosha jo, ajo hiqte rrobat e bukura dhe falej deri në mëngjes. Rijah tha: Betohem në Allahun, ajo me të vërtetë më bëri të lumtur.”

Shpërndaje: