Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ajo refuzon të bëjë marrëdhënie intime me burrin e saj të dehur

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Fetvaja nr:  6948
Kryetarë:  Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz
Zëvendës: Abdurr-Rrazak al-Afifa
Anëtar: Abdullah Gudejjan
Anëtar: Abdullah bin Ku’ud
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejueshme që një grua ta braktisë shtratin e bashkëshortit të saj të dehur dhe ta refuzojë atë kur ai e dëshiron, pasi ajo nuk mund të përballojë dehjen e tij? A konsiderohet ajo mëkatare sepse nuk pranon të fle me të dhe a është e mallkuar nga engjëjt deri në mëngjes siç thuhet në hadith?

Përgjigje: Nëse realiteti është siç e përmende, ajo nuk konsiderohet mëkatare. Ajo duhet ta këshillojë atë dhe nëse ai pendohet, atëherë gjitha hamdet i përkasin Allahut. Megjithatë, nëse ai refuzon dhe vazhdon të kryejë këtë të keqe, ajo mund të kërkojë divorcin për t’i shpëtuar kësaj të keqe. Nëse ai refuzon ta bëjë atë divorc, ajo mund t’ia referojë çështjen gjykatës.

Allahu na dhëntë sukses. Selamet dhe salavatet qofshin mbi profetin tonë Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi sahabët.

Shpërndaje: