Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Cila është Akideja e Ehlu-Sunnetit dhe Xhematit?”
Përgjigje: ”Akideja e Ehlu-Sunnetit dhe Xhematit është Imani në gjithçka me të cilën ka ardhur Profeti salallahu alejhi ue selem, e cila është treguar në Kuranin Fisnik dhe Sunnetin e Profetit salallahu alejhi ue selem. Ehlu-Sunneti dhe Xhemati janë Sahabët (shokët) e Profetit salallahu alejhi ue selem prej Muhaxhirëve dhe Ensarëve dhe Sahabët e tjerë të Profetit salallahu alejhi ue selem dhe ata që i pasuan, Tabi’inet dhe pasuesit e Tabi’ineve dhe pas tyre Imamët e Islamit deri në ditët e sotme.
Janë ata të cilët pasojnë Metodologjinë e Profetit salallahu alejhi ue selem dhe mbahen pas fjalës, veprës dhe besimit në Sheriatin e tij. Këta janë Ehlu-Sunneti dhe Xhemati. Ata quhen ‘Ehlu-Sunnet’ për shkak se kapen pas Sunnetit dhe quhen ‘Xhemaah’ për shkak të bashkimit të tyre në të vërtetën.
Ata janë Sahabët dhe janë koka e Ehli-sunetit dhe Xhematit. Pastaj pasojn Tabi’inet dhe pasuesit e Tabi’ineve, prej tyre Imam Maliku, Imam Shafiu, Imam Ebu Hanife, Imam Ahmed ibën Hanbel, Is’hak ibn Rahoja, El-Euza’i, Eth-Theuri dhe Imamet e tjerë të Islamit, të cilët pasuan rrugën e Profetit salallahu alejhi ue selem e madhëruan atë dhe mbaheshin fort pas fjalës, veprës dhe besimit të tij. Këta janë Ehlu-Sunneti ue Xhemati.
Në mënyrë të përmbledhur janë: Ata të cilët mbahen pas fjalës, veprës dhe besimit në Librin e Allahut (Kuranit) dhe në Sunnetin e të Dërguarit të Tij salallahu alejhi ue selem, dhe që pasojnë Metodologjinë e shokëve të Profetit salallahu alejhi ue selem dhe pasuesit e tyre. Këta janë Ehlu-Sunneti dhe Xhemati.
Ata të cilët mbahen me sinqeritet në atë me të cilën ka ardhur Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) në fjalë, vepër dhe besim, dhe besimi në Emrat e Allahut dhe Cilësitë e Tij, në njësimin e Tij (Teuhid) dhe të qenurit i bindur ndaj urdhrave të Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe braktisja e ndalesave të Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Këta janë Ehlu-Sunneti dhe Xhemati.
Ndërsa, kush prej tyre bënë një mëkat, për këtë shkak nuk e konsiderojnë jashtë Ehlu-Sunnetit dhe Xhematit, megjithatë ai duhet të pendohet. Mëkatet nuk e nxjerrin nga islami apo Ehlu-Sunneti dhe Xhemati. Por duhet të pendohet dhe ti kthehet Allahut, të pendohet, të jetë i sinqertë, të bëjë vepra të mira dhe të jetë i vendosur që mos ti kthehet prapë mëkatit.
Kjo është rruga e Ehlu-Sunnetit dhe Xhematit: Mëkatari nuk nxirret nga islami dhe nuk bën kufër (me mëkatin e bërë). Megjithatë ka një dobësi në besim dhe ai duhet të nxitoj të pendohet sinqerisht për veprat e këqija që i ka bërë, të cilat Allahu i ka ndaluar e që nuk janë kufër, siç është: dëgjimi i muzikës, vjedhja, mosbindja ndaj prindërve, dëshmia e rrejshme dhe mëkate të tjera. Të gjitha këto e dobësojnë imanin e njeriut, por nuk të nxjerrin nga Islami ose nga Ehlu-Sunneti dhe Xhemati.
Por duhet të pendohet dhe të jetë i qëndrueshëm në bindje ndaj Allahut, të qëndrojnë larg nga mëkatet, të ndjej keqardhje për veprat e tij të liga dhe të jetë i sinqertë që mos i kthehet më atij mëkati, duke e respektuar Allahun, duke shpresuar shpërblimin e Tij, e të këtë frikë nga dënimi i Tij.”