Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Akidja e shejtanit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Sherh Ighathat-ul-Lahfan (22)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/15104

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (Te ala) ka thënë:

فَأَكَلَا مِنْهَا فَبَدَتْ لَهُمَا سَوْآتُهُمَا وَطَفِقَا يَخْصِفَانِ عَلَيْهِمَا مِن وَرَقِ الْجَنَّةِ وَعَصَى آدَمُ رَبَّهُ فَغَوَى

”Ata të dy hëngrën nga ajo (pemë) dhe që të dy u zhveshën, e ia nisën ta mbulojnë veten e tyre me gjethe që i mblidhnin nëpër Xhenet, dhe kështu Ademi theu urdhrin e Zotit të vet dhe gaboi.” 1

Arsyeja pse Ademi (alejhis-selam) mori rrugën e ndaluar ishte se Ai e kundërshtoi Zotin e tij. Ndërsa, bindja është shkaku i udhëzimit:

ثُمَّ اجْتَبَاهُ رَبُّهُ فَتَابَ عَلَيْهِ وَهَدَى

”Mandej Zoti i vet e bëri atë të zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë (të vendosur).”2

Të dy qenë të pabindur; Iblisi dhe Ademi (alejhis-selam). Iblisi refuzoi të pendohet:

أَبَى وَاسْتَكْبَرَ وَكَانَ مِنَ الْكَافِرِينَ

”…por refuzoi, e rriti mendjen dhe u bë nga pabesimtarët..” 3

Ai ia përshkroi këtë veprim Allahut dhe tha:

رَبِّ بِمَآ أَغْوَيْتَنِي

”(Iblisi) tha: “Zoti im, për shkak se Ti më humbe mua.” 4

Ai nuk tha se ai vetë kishte bërë një gabim por e fajësoi Allahun. Ai është Xhebri. Ky është besimi i Xhebrive:

رَبِّ بِمَآ أَغْوَيْتَنِي

”(Iblisi) tha: “Zoti im, për shkak se Ti më humbe mua.”

Pra ai nuk ia përshkroi gabimin vetes së tij.

Ndërsa Ademi (alejhis-selam), ai e pranoi gabimin dhe tha:

قَالاَ رَبَّنَا ظَلَمْنَا أَنفُسَنَا وَإِن لَّمْ تَغْفِرْ لَنَا وَتَرْحَمْنَا لَنَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ

Ata thanë: ”O Zoti ynë! Ne vetes i kemi bërë dëm; e nëse Ti nuk na falë dhe dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!” 5

Pasi që ai u pendua, Allahu e fali atë. Kur Iblisi refuzoi të pendohet dhe në vend të saj argumentoi me kaderin, Allahu e mallkoi atë dhe e largoi atë nga mëshira e Tij. Kjo është diferenca midis atij që pendohet dhe atij që nuk pendohet.


1 Ta-Ha 20:121

2 Ta-Ha 20:122

3 El-Bekare 2:34

4 El-Hixhr 15:39

5 El-A’raf 7:23

Shpërndaje: