Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Akika për personin e konvertuar në Islam

Imam Ebu Bekr Ahmed bin Muhammed el-Khallal (v. 311)

Burimi: Ahkam Ahl-il-Milal uer-Riddah, fq. 360

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Musa bin Sehl na ka informuar: Muhammed bin Ahmed el-Asadi ka treguar: Ibrahim bin Ja’kub na tregoi nga Ismail bin Said i cili tha:

“E pyeta Ahmedin për njeriun që konverton në Islam; a duhet të ther akika për vete?”

Ai u përgjigj: “Jo, nuk duhet. Koha për akika vlen kur ai është i vogël dhe është babai i tij i cili duhet ta bëjë atë.”

Shpërndaje: