Alameh Muhamed bin Abdil-Vehab el-Uasabi (v. 1436)
Burimi: http://www.olamayemen.com/
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetësi: Çfarë mendoni për deklaratat e Muhammed Hasanit, në të cilat ai lejon demonstratat dhe revulucionet? A na këshillonë që t’i dëgjojmë kasetat e tij dhe të lexojmë librat e tij?
Përgjigje: Jo. Unë nuk ju këshilloj që të dëgjoni kasetat e tij apo të lexoni librat e tij. Ai që bënë thirrje për demonstrata dhe trazira kundër sunduesit musliman edhe në qoftë se ai është i padrejtë, ai i përket Hauarixhëve. Ai që thërret në to, jep fetva dhe i lejon ato, e tregon veten e tij duke e qartësuar se ai është prej Hauarixhëve. Sepse kjo është metodologjia e Hauarixhëve dhe personi i tillë është prej Pasuesve të bidatit dhe të epsheve.
Ndërsa Pasuesit e Sunnetit, i këshillojnë njerëzit që të bëjnë durim. Padrejtësia nuk zgjat përgjithmonë. Allahu do ta largojë atë.
Pasuesit e Sunnetit e korrigjojnë vetën e tyre dhe u bëjnë thirrje njerëzve për të njëjtën gjë dhe që të kthehen tek Allahu derisa Allahu tu jep atyre zgjidhjen e duhur.
Këto demonstrata nuk janë pjesë e fesë sonë. Ato janë të çifutëve dhe të krishterëve.