Alameh Salih bin Muhamed el-Luhejdan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=131241
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Adnan A’rur thotë:
”Zoti i Madhëruar ka urdhëruar që të bashkohemi të gjithë. Cili është mëkati në këtë gjë? I pastër është Allahu nga të metat! Allahu iu drejtohet njerëzve, botrave dhe besimtarëve:
وَاعْتَصِمُواْ بِحَبْلِ اللّهِ
”Të gjithë kapuni fortë pas litarit të Allahut!” 3:103
Allahu nuk tha që kapuni pas një grupi të veçantë. Jini të vëmendshëm. Allahu nuk tha besoni dhe pasoni një të dërguar dhe jo të dërguarit e tjerë.
Kjo është një çështje e rëndësishme, o ju njerëz në të gjithë botën dhe o ju myslimanë në të gjithë botën…”
Drejtuesi i emisionit pyet: Me fjalë tjera bashkimi është synim i bazuar në Sheriat?
Adnan Ar’ur thotë:
Kjo gjë nuk është diçka e kërkuar vetëm nga sheriati, porse ajo është një obligim fetardhe në qoftë se ju dëshironi është një synim. Nuk ka asnjë dyshim për këtë.
وَاعْتَصِمُواْ بِحَبْلِ اللّهِ
”Të gjithë kapuni fortë pas litarit të Allahut!” 3:103
Pse ky qëndrim?
O ju myslimanë anë e mbanë botës! O ju të krishterë anë e mbanë botës!
Ky ajet thotë:
وَاعْتَصِمُواْ بِحَبْلِ اللّهِ
”Të gjithë kapuni fortë pas litarit të Allahut!” 3:103
E cila do të thotë se, edhe ndaj të krishterit kërkohet që të kapet pas litarit të Allahut, e njëjta kërkohet edhe nga çifuti që të kapet pas tij. Kështu bashkohen fetë. Fetë bashkohen nëse kapen pas litarit të vërtetë të Allahut.
Pra, me Inxhilin i cili i zbriti Isait (alejhis selatu ue selam), me teuratin që iu zbrit Musait dhe me Kuranin i cili i zbriti Muhamedit. Ky është litari i Allahut.
Ata (librat) të gjithë janë një litar të cilat burojnë nga një Zot. Që të gjithë ne duhet të kapemi pas të gjithë atyre (librave). Nëse ne do të kapemi pas asaj që është shpallur në ato tri libra, atëherë ne do të jemi të kapur pas litarit të Allahut.”
Pyetje: Tha njëri prej tyre, i cili është person i popullarizuar dhe i cili konsiderohet prej thirrësve tek shumë njerëz. Tha në një kanal televiziv në datën 22.3.2012 ose 29.4.1433
Teksti i tij (i Adnan Ar’urit):
”Zoti i Madhëruar ka urdhëruar që të bashkohemi të gjithë. Cili është mëkati në këtë gjë? I pastër është Allahu nga të metat! Allahu iu drejtohet njerëzve, botrave dhe besimtarëve:
وَاعْتَصِمُواْ بِحَبْلِ اللّهِ
”Të gjithë kapuni fortë pas litarit të Allahut!”
Allahu nuk tha që kapuni pas një grupi të veçantë. Jini të vëmendshëm. Allahu nuk tha besoni dhe pasoni një të Dërguar dhe jo të Dërguarit e tjerë.
Kjo është një çështje e rëndësishme, o ju njerëz në të gjithë botën dhe o ju myslimanë në të gjithë botën…
Shejkh Luhejdan: Ky është thirrës në fe?
Pyetësi: Këto janë fjalët e tij. Ai është i popullaziuar në televizion.
Shejkh Luhejdan: A çdo kush i cili është i popullarizuar drejton për tek e mira? I pastër është Allahu nga të metat!
Pyetësi: ”Pyetja ka të bëjë me të.”
Shejkh Luhejdan: I pastër është Allahu nga të metat!
Pyetësi: Po e plotësojmë pyetjen.
Shejkh Luhejdan: Ky është devijim i qartë.
Pyetësi: [Ai thotë]: O ju myslimanë anë e mbanë botës! O ju të krishterë anë e mbanë botës! Ky ajet thotë:
وَاعْتَصِمُواْ بِحَبْلِ اللّهِ
”Të gjithë kapuni fortë pas litarit të Allahut!”
E cila do të thotë se, edhe ndaj të krishterit kërkohet që të kapet pas litarit të Allahut, e njëjta kërkohet edhe nga çifuti që të kapet pas tij. Kështu bashkohen fetë. Fetë bashkohen nëse kapen pas litarit të vërtetë të Allahut. Pra, me Inxhilin i cili i zbriti Isait (alejhis selatu ue selam), me Teuratin që iu zbrit Musait dhe me Kuranin i cili i zbriti Muhamedit.
Nëse ne do të kapemi pas tij sinqerisht sipas asaj që u shpall në këto tri libra, ne atëherë do të jemi të kapur pas litarit të Allahut.” Mbaroi fjala e tij.
Cila është kundërpërgjigja e juaj dhe çfarë thoni ju në lidhje me këtë?”
Shejkh Luhejdan: Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
”Çdo çifut dhe i krishterë i cili dëgjon për mua dhe nuk më beson, do të jetë nga banorët e zjarrit.”
Kjo nuk është fare kapje pas litarit të Allahut sepse librat janë shtrembëruar. Është futur në to ajo çfarë është futur prej devijimeve edhe pse në to kanë ngelur disa gjëra (të pa shtrëmbëruara).
Ai i cili thërret në këtë çështje hapurazi, mund të vehet në dyshim islami i tij. Ai i cili thërret në këtë çështje dhe thotë se Kurani, Inxhili dhe Teurati duhet të jenë referencë për saktësinë e besimit të dikujt dhe se besimi i tij nuk është i vlefshëm nëse nuk vepron sipas njërit prej tyre, për këtë e lusim Allahun që të na ruaj…