Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Alameh Muhamed el-Medkhali në lidhje me Muhamed Arifin

Alameh Muhamed bin Hadi el-Medkhali (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=129153

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Drejtuesi i emisionit pyet: ”Si mund të kombinojmë mes urdhërit të Profetit salAllahu alejhi ue selem që të dëgjojmë dhe t’i bindemi pushtetarit edhe nëse ai do ta rrahë shpinën dhe ta merrë pasurinë dhe atë çfarë njerëzit janë duke bërë sot?”

Muhamed Arifi: ”Pa dyshim se ka një ndryshim në qoftë se pushtetari sulmon një individ. Muslimi transmeton se Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Dëgjo dhe bindu nëse ai do ta rrahë shpinën dhe ta merrë pasurinë.”

Kjo ka të bëjë me pushtetarin që sulmon një individ me të cilin ai e ka një problem. Përndryshe, pushtetari është i mirë. Por në këtë rast ai shkon tek një person dhe ia rrah shpinën dhe ia merr pasurinë. Këtij personi duhet ti thuhet që të mos ngrihesh dhe të bësh thirrje për rebelim ose që të bësh rebelim të armatosur kundër tij.

Sepse dëmi i veprimit është më i madh se sa rrahja që ta bëri ai. Shiko nëse ti mund të marrësh pasurinë tënde prej tij në një mënyrë tjetër. Ajo për të cilën ne po flasim është rasti nëse pushtetari merr para nga i tërë populli.”

Pyetje: ”Hadithi ”Dëgjo dhe bindu nëse ai do ta rrahë shpinën dhe ta merrë pasurinë” është specifike dhe si duhet këshilluar njerëzit në këto raste?”

Përgjigje: ”Unë e di kush është personi, e kam dëgjuar atë duke e thënë këtë. Ai me këto fjalë ka gënjyer ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij salAllahu alejhi ue selem. Ai është injorant dhe pason epshin e tij. Ai duhet të injorohet, sepse hadithet e shumta që kanë ardhur nga i Dërguari salAllahu alejhi ue selem, të gjitha thonë se është e detyrueshme për të dëgjuar dhe për t’iu bindur pushtetarëve myslimanë edhe në qoftë se ata janë të padrejtë.

Kështu flasin ata që besojnë dhe e njohin Sunnetin e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem. Ai salAllahu alejhi ue selem na ka urdhëruar që të dëgjojmë dhe t’u bindemi atyre. Gjëja me e qartë që e refuzon këtë gënjeshtar injorant i cili ndjek epshin e tij janë fjalët e Profetit sal Allahu alejhi ue selem kur iu tha atij:

”O i Dërguari i Allahut! Çfarë duhet të bëjmë në qoftë se ne qeverisemi nga pushtetarë që kërkojnë të drejtat e tyre – do të thotë, që ti dëgjojmë dhe t’u bindemi – dhe na privojnë të drejtat tona?”

Ai u përgjigj:

”Jepu atyre të drejtat e tyre dhe lusne Allahun për të drejtat tuaja.”

I thanë Profetit salAllahu alejhi ue selem:

”A të mos luftojmë kundër tyre?”

Ai u përgjigj:

”Jo, përderisa ata e falin namazin mes jush.”

Imam Ahmedi -Allahu e mëshiroftë!- diskutoi me dijetarët në Bagdad gjatë dinastive të el-Me’munit, el-Mu’tesimit dhe el-Uethikut. Ai diskutoi me ta lidhur me rebelimin kundër tyre kur ata filluan ti sprovojnë njerëzit me thënien se Kurani është i krijuar. Kur ata thanë se as do të dëgjojnë e as do t’u binden atyre, ai u tha atyre:

”Kjo bie në kundërshtim me transmetimet që thonë se nuk duhet bërë këtë për derisa ata falen. Kini frikë Allahun dhe mos derdhni gjakun e myslimanëve.”

Ai i vuri një rëndësi të madhe jetës së myslimanëve. Ai ua theu mendjen atyre dhe u shpjegoi atyre kuptimin e drejtë në këtë çështje.

Nuk ka dyshim se këta devijojnë nga ajo që pasuan i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem, sahabët, pasardhësit dhe imamët të cilët pasuan ata në mënyrë të saktë. Deklarata e tij është një deklaratë e rreme. Dituria nuk mirret prej tij.

Na gëzon neve që dijetarët e mëdhenj refuzojnë këta njerëz të devijuar si ky njeri dhe të tillët. Shembuj të tyre janë Myftiu [Abdul-Aziz Al esh-Shejkh], Allahu e shpërbleftë atë me të mira, dhe Shejkhu i shkëlqyer dhe Alameh Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan. Ata e kanë refuzuar atë dhe e kanë qartësuar injorancën e tij dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut.

Shpërndaje: