“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Alameh Mukbil në lidhje me Arabinë Saudite dhe Ebu Muhamed el-Makdisin

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)

Burimi: http://sahab.net/forums/showthread.php?t=296060

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Thuhet se ti ia ke shkruar parathënien e librit1 të el-Makdisit në të cilën ai bën tekfir mi Arabinë Saudite. A është kjo e vërtetë?”

Përgjigje: ”Kjo është gënjeshtër. Unë isha në Medine para dhe pasi u burgosa në Medine dhe në Rijad, unë dola dhe nuk bëra tekfir mbi qeverinë saudite. Si të bëjë tekfir mbi të kur i dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Kushdo që i thotë vëllait të tij:” Ti je pabesimtar!” kjo do ti kthehet ndonjërit prej tyre.”

Nuk është e lejuar për ne që të bëjmë tekfir mbi qeverinë Saudite. Ky është një vend mysliman.

Pyetje: ”Shejkh! Çfarë mendoni në lidhje me personin e quajtur Ebu Muhammed el-Makdisi? Çfarë mendoni për të? Ai i përket dijetarëve?”

Përgjigje: ”Ky njeri shkruan libra dhe ka shumë gabime në to. Njëherë ai na e dërgoi një libër neve. Më duket se ishte libri ”I’dad-ul-Fauaris bi Tark-ul-Madaris” ose në një tjetër – Allahu e di më së miri. Megjithatë, nuk ishte libri el-Kauashif el-Xhalijjeh ”. Ai e pranoi se nuk ishte ai që shkroi atë. Ai ma dha atë mua që unë ta lexoj atë. Megjithatë, unë nuk kisha kohë, kështu që unë ia dhashë atë një vëllut i cili është kritkues i mirë dhe kupton, dmth, Abdul-Aziz el-Bura’it. Ai mi tregoi gabimet në libër nga dashamirësia e Allahut Subhanehu ue Te ala. Pastaj unë ia ktheva librin atij. Pastaj ai donte ta refuzonte Abdul-Aziz el-Bura’in. Atëherë unë thashë:

”Ky njeri është injorant dhe arrogant. Lereni atë. Ne nuk duhet të humbim kohën tonë me të. ”

Por nëse njerëzit shohin se një person ka zell për Islamin, ata marrin idenë se ai është i ditur. Ka shumë për të cilët njerëzit mendojnë se janë të ditur, kur në fakt ata nuk janë fare të tillë. Ky njeri pra nuk i përket dijetarëve.

Shpërndaje: