Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: http://wahyain.com/forums/showthread.php?t=3209
Data e fetvas: 1/5-1434 ose 13/3-2013
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Të gjithë Selefitë janë bidatçi tani, sipas Jahjas dhe pasuesve të tij. Të gjithë janë bidatçi; thirrësat dhe dijetarët. Të gjithë janë nën këmbët e tij. [zëri i paqartë].
Na vijnë ankesa nga e gjithë bota. Disa udhëtojnë atje dhe qëndrojnë atje dy ose tre ditë, një muaj apo dy dhe kthehen larg në Rusi dhe flasin mirë për Ubejdin dhe Jahjan; Jahja është në qiell dhe Ubejdi el-Xhabirij është bidatçi. Kjo është thirrja e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, Sudan, Egjipt, Turqi, Kenia dhe Libi. Në të gjitha vendet ata e luftojnë Selefizmin dhe Selefitë. [zëri i paqartë].
Unë kam qenë i durueshëm për disa vjet. Më vijnë letra dhe ankesa. [zëri i paqartë].
Një dëgjues: Shkruaj atij, o Shejkh!
Përgjigje: Çka ti shkruaj atij? Unë kam këshilluar atë përsëri, dhe përsëri, dhe përsëri, dhe përsëri brenda dyerve të mbyllura. Ndonjëherë një këshillë mund të zgjate dy orë e gjysmë. Ai nuk dëgjon. Ai premton, por nuk e mbanë premtimin e tij.
Studentët e tij janë ekstremistë. Bëhet fjalë për një ekstremizmin që nuk ka të barabartë. Ata thonë se ai është lideri i njerëzve dhe xhinëve, këshilltari i besueshëm … Kjo është ekstremizëm, ekstremizëm, ekstremizëm, ekstremizëm… [zëri i paqartë].
Shko dhe këshilloje atë. Mos i bjer tupanit për të. Mos i duartrokit atij. Ki qëndrimin e burrave ndaj tij. [zëri i paqartë].