Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Alameh Salih el-Luhejdan flet rreth besimit të prishur që Jusuf Estes ua mëson njerëzve rreth Kuranit

Alameh Salih bin Muhamed el-Luhejdan 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=MnmFxhijgoI&feature=youtu.be

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Jusuf Estes:

U shkrua në kohën e tij por ai nuk konsiderohej Kuran, quhej suhuf. Si një vrimë në kokën tënde… nuk është Kuran, quhet shkrim i shenjtë, në gjuhën arabe Mus´haf. Sepse ky nuk është Kurani i vërtetë, ai paraqet diçka që është me Allahun. Kurani është ajo që në të vërtetë do të thotë një libër në kuptimin se ky libër është këtu por Kurani është me Allahun.

Nuk mund ta mbash Kuranin në duart tua sepse ka kuptimin recitim. Kurani, të folurit e Allahut, recitimi nuk është në formën e shkruar. Kurani nuk është një copë letër, është diçka në të cilën është shkruar. Prandaj mos u shqetësoni për atë që shkruhet në letër. Nuk mund ta mbash Kuranin në dorën tënde sepse nuk mund ta mbash recitimin. Kurani i shkruar në letër është i ngjashëm me paratë të cilat i përdorim çdo ditë. Nuk është Kuran, nuk mund ta mbash Kuranin në dorën tënde. Nuk është libër fizik të cilin e mban në dorë.

Pyetësi (Mustafa Xhorxh) pyet: 

Disa nga thirrësit në perëndim pretendojnë se Kurani është vetëm në Pllakën e Ruajtur (Leuhi Mahfudh ) dhe atë të cilin ne e kemi përpara nuk quhet Kur’an por Mus´haf. Kjo për shkak se ata pretendojnë se fjala Kuran nuk i referohet fjalëve apo gjërave të shkruara. Për pasojë njerëzit e këtij mendimi thonë se nuk mund ta mbash Kur’anin në dorë dhe se Kur’ani i shkruar i ngjason një letre të shkruar që shkëmbehet në mes njerëzve. A janë të sakta këto mendime? Dhe a i thotë këto gjëra për Kuranin pasuesi i Sunnetit?

Shejkh Luhejdan: Kjo e folur është fasid (e prishur, e degjeneruar). Ai i cili flet kësisoj nuk duhet ti referohemi si thirrësit në islam apo që ai është dai (thirrës). 

Ai ose është i paditur (injorant) ose thirrës për në humbje (devijim).

Sahabët e pranuan këtë Kuran nga i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe i Dërguari i Allahut e pranoi atë nga shpallja të cilën e solli Xhibrili alejhi-selam. 

Sahabët e transmetuan këtë Kuran dhe ua mësuan atë njerëzve, dhe në kohën e tyre u shkrua në Mus´hafe, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata.

Shpërndaje: