“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Albani – A justifikohet njeriu për injorancën e tij? (1)

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Fetaua Xhuddeh, (5)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A justifikohet njeriu për injorancën e tij rreth emrave dhe cilësive të Allahut?”

Përgjigje: “Kjo varet nga personi se ku jeton. Unë do jap shembuj ku tregohen dallime të mëdha. Le të marrim shembullin e një myslimani evropian i cili u konvertua në Islam pasi u ndikua prej Islamit. E njëjta gjë vlen edhe për beduinin i cili u bë mysliman në një betejë dhe e pyeti të dërguarin salAllahu alejhi ue selem se a do hyjë ai në parajsë nëse merr pjesë në luftë dhe vritet, ndërsa ai salAllahu alejhi ue selem i tha: “Po.” Pastaj ai i sulmoi kufarët dhe luftoi derisa u vra. Nuk mund të imagjinohet se ai e mësoi Islamin në detaje.

Le ti kthehemi shembullit të mëparshëm. Ky evropiani i cili u bë mysliman, ku të merrte informacion të detajuar në lidhje me Cilësitë, pavarësisht nëse ato ceken në Kuran apo në Sunnet? Ky është shembulli më i mirë. Le të zbresim në një nivel të mesëm. Një mysliman jeton në një shoqëri që nuk pasojnë Selefët, ata ndoshta janë Maturidi apo Eshari. Nëse ai pyet një nga dijetarët e tyre, ata i përgjigjen me shtrembërime dhe mohime. Nuk ka asnjë dyshim se ai është i justifikuar. Nëse ai jeton në një shoqëri që ka dijetarë të cilët i pasojnë Selefët dhe ka dijetarë të cilët nuk i pasojnë Selefët, ai e ka obligim që të jep mundin e tij deri në fund për të arritur të vërtetën. Kurse, ata që jetojnë në shtete ku pasohen vetëm Selefët, themi se këta nuk arsyetohen për shkak të injorancës. Baza për këtë është Fjala e Allahut Te ala :

وَمَا كُنَّا مُعَذِّبِينَ حَتَّى نَبْعَثَ رَسُولا 

“Ne nuk dënojmë asnjë popull, para se t’u dërgojmë të dërguar.” 17:15

Shpërndaje: