Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=143153
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=3CV5xXTMJ5A
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e vërtetë se Shejkh el-Albani dhe Shejkh Rabi janë Murxhihah, se ata e kanë futur umetin në Irxha ose se ata pajtohen me Murxhiat?
Përgjigje: Shejkh Rabi dhe Shejkh el-Albani nuk janë Murxhiah dhe ata nuk pajtohen me Murxhiat. Kjo nuk është tjetër vetëm se një gënjeshtër rreth tyre. Allahu do ta pyes personin që shpiku këtë gënjeshtër rreth tyre.
Shejkh el-Albani dhe Shejkh Rabi janë prej Ehl-us-Sunnetit. Ata e mbrojnë Sunnetin. Ata veprojnë përgjatë Sunnetit. Ai (Albani) që prej tyre ka vdekur i ka mbushur raftet me libra që sqarojnë në mes haditheve autentike dhe haditheve të dobëta.
Vetëm shikoni në librat e el-Albanit. Çfarë gjeni? I pa të meta është Allahu i Plotfuqishëm! Allahu është më i madhi! Unë nuk di që dikush të ketë bërë atë që ai ka bërë. Tani thuhet se ai është Murxhi. A nuk turpërohet personi që e thotë këtë? A nuk i frikësohet Allahut ai që thotë kështu? Betohem në Allahun se ata që e thonë këtë vetë i referohen librave të Albanit dhe klasifikimeve të tij të haditheve autentike dhe të dobëta. Ndoshta ata i referohen librave të tij dhe klasifikimeve të tij të haditheve autentike dhe të dobëta. Pastaj ata thonë se ai është Murxhi. Kjo është një gënjeshtër e madhe.
E njëjta gjë vlen me Shejkh Rabin. Ai është nga Ehl-us-Sunneti të cilët e kanë kushtuar jetën e tyre për të mbrojtur Sunnetin, për të përhapur Sunnetin dhe për të shpjeguar bidatet e bidatçive. Ne jemi të detyruar të falënderojmë atë dhe të lutemi për suksesin dhe stabilitetin e tij. Askujt nuk i lejohet që ta akuzojnë atë në mënyrë të gabuar. Betohem në Allahun se kjo është e ndaluar. Kjo është metodologjia e këtij grupi. Janë një grup të quajtur “Hadadijjeh” dhe të tjerë që kanë mllef dhe urrejtje kundër Shejkh Rabis:
وَمَا نَقَمُوا مِنْهُمْ إِلَّا أَن يُؤْمِنُوا بِاللَّهِ الْعَزِيزِ الْحَمِيدِ
“E, (jobesimtarët) i munduan ata vetëm pse i besuan Zotit të Plotfuqishëm, Zotëruesin e Denjë për të gjitha lavdërimet.” 85:8
Unë u këshilloj që të mos i dëgjoni këta njerëz. Nëse ju e dëgjoni dikë duke folur në këtë mënyrë ju duhet ta dini se ai është gati duke u shkatërruar. Këshillojeni ata në mënyrë që Allahu t’i udhëzojë ata në të vërtetën.