Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Albani në lidhje me diturinë e Hasan el-Bennës

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (200)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Fjala “Kuran dhe Sunnet” është e shkurtë, por ajo përfshinë tërë jetën e njeriut. Me anë të kësaj përmendet shembulli:

Të gjithë thonë se ata kanë lidhje me Lejlën

por Lejla nuk deklaron asgjë nga kjo

Hasan el-Benna së pari nuk ishte dijetar, por ishte njeri i davetit. Allahu u ka bërë dobi të rinjve musliman nëpërmjet tij, sepse ai i shpëtoi të rinjtë musliman kur ai i bëri ata të largohen nga kafenetë dhe kinematë, dhe të ngjashme. Nuk ka aspak dyshim për këtë. Ku janë librat e Hasan el-Bennës që të tregojnë diturinë e tij? Babai i tij, Abdurr-Rrahmani, ka disa libra që sugjerojnë dijen e tij. Sa për djalin e tij, Hasanin, ai ka vetëm disa broshura të vogla. Këto broshura të vogla përbëjnë një metodologji për thirrjen e tij dhe nuk tregojnë aspak se ai ishte i ditur. Ai që thotë se ai pasoi Kuranin dhe Sunnetin përgjatë menhexhit të Hasan el-Bennës, ai ka mbyllur sytë dhe i është dorëzuar epshit të verbër të hizbizmit.

Shpërndaje: