Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Silsilat-ul-Huda uen-Nur (851)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Ju i dini qëndrimet e shejkh Mukbilit dhe të shejkh Rabis lidhur me luftën e tyre kundër bidateve dhe mendimeve devijuese. Disa të rinj po përhapin dyshime lidhur me kapacitetin e këtyre dy shujukhëve. Nëse mund të thoni diçka lidhur me këta dy shujukhë, qoftë në mënyrë të shkurtër që Allahu -subhanehu ue te ala- të sjell dobi përmes kësaj, dhe Allahu i ruajt këta dy shujukhë nga gjuhët e shumë qortuesve dhe shpifësve të cilët me qortimet dhe shpifjet e tyre kanë për qëllim largimin nga rruga e vërtetë.
Përgjigje: Pa dyshim që ne falënderojmë dhe lavdërojmë Allahun -azze ue xhel- për lehtësimin e këtij daveti të shëndoshë që është i bazuar në Kuran dhe sunnet sipas metodologjisë së selefëve të drejtë. Sot në botën Islame janë të pakët thirrësit që kryejnë detyrimin fardh kifajeh (që është obligim për disa persona të caktuar).
Prandaj fyerja e këtyre dy shujkhëve të cilët thërrasin në Kuran dhe sunnet sipas kuptimit të selefëve të drejtë dhe luftojnë kundër atyre që e kundërshtojnë këtë metodologji të saktë. Siç është e njohur për të gjithë, kjo bëhet vetëm nga dy lloje njerëzish;
– nga personi që është injorant
– ose nga ai që pason epshin.
Injoranti mund të udhëzohet lehtë sepse ai mendon se di diçka nga dija. Ai udhëzohet kur i qartësohet dituria e saktë.
Sa i përket personit që pason epshin, nuk kemi mundësi të arrijmë tek ai (për ta udhëzuar) përveçse nëse e udhëzon Allahu -tebarek ue te ala-.
Prandaj ata që i fyejnë këta dy shujukhët siç e cekëm janë: injoranti i cili mund të mësohet ose pasuesi i epsheve. Dhe i kërkojmë mbrojtje Allahut ndaj sherrit të tij. Dhe e lusim Allahun -azze ue xhel- ose që ta udhëzojë atë ose t’ia thyejë shpinën.