Alameh Rabi´ bin Hadi el-Medkhali
Burimi: http://rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=236
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
3 – Muhammed el-Maghraui
Muhammed el-Maghraui i cili ra në një Tekfir ekstrem. Kur Selefitë treguan gabimet e tij nga librat dhe audio kasetat e tij, ai i akuzoi ata për herezi.
Dijetarët mësuan lidhur me Tekfirin ekstrem të el-Maghrauit, e këshilluan atë dhe kërkuan që ai të heq dorë prej tij prandaj ai i fyu ata, i injoroi ata dhe ia turri studentët e tij Selefive kështu që ata devijuan edhe më shumë. Është sikur ata që vijnë nga rrethi i brendshëm i Kutbive dhe Ikvancave të cilët e financojnë atë për të luftuar Selefizmin dhe Selefitë.
Edhe pse el-Halabi tregon se ai lufton Tekfirin dhe Tekfircat ai e mbështet atë dhe dëshmonë edhe sot se el-Maghraui është Selefi.
A nuk është veprimi i tij shembull i dëshmisë më të keqe, kundërshtimi më i keq dhe një pjesëmarrje për të rrëzuar dijetarët e Teuhidit dhe Sunnetit që neglizhohen nga el-Maghraui, Ar’uri dhe el-Ma’ribi?
A nuk kundërshton qëndrimi i tij metodologjinë e Selefëve të çmuar?