Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ali el-Halebi dhe el-Ma’ribi

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=236

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

4 – Ebul-Hasan el-Misri el-Ma’ribi el-Ikhuani

Në fillim ai shfaqte Selefizmin. Sapo vdiqën dijetarët e mëdhenj të Ehl-us-Sunnetit si Alameh Ibn Bazi, Alameh el-Albani, Alameh Ibn Uthejmini dhe Alameh Mukbil el-Uadi’i, ai iu hodhë me egërësi Selefive dhe i fyu ata në mënyrën më të keqe. Ai i akuzoi ata për të qenë të paditur, dhe fyerje të tjera. Ai u distancua prej tyre dhe i luftoi ata deri në atë masë sa që ai më në fund i quajti sahabët ”llum” dhe ”të vegjëlit nën këmbët e të tjerëve”.

Ai themeloi parime për të luftuar metodologjinë Selefite dhe Selefitë si një ”metodologji e gjërë që strehon edhe Ehl-us-Sunnetin dhe pjesën tjetër të umetit”, ”ne korrigjojë pa rrënuar” dhe shumë parime të tjera.

Dijetarët e Ehl-us-Sunnetit e këshilluan atë që të kthehet në të vërtetën, por ai refuzoi. Pas kësaj ai injoroi dijetarët në Jemen dhe në Arabinë Saudite.

Ai vazhdoi me sprovën dhe devijimin e tij kështu që ai filloi të mbrojë të devijuarit të cilët janë të devijuar sipas të gjithë dijetarëve të Ehl-us-Sunnetit qofshin ata arabë apo jo arabë, sikurse el-Ikhuan el-Muslimun të cilët përbëhen nga Sufitë ekstrem, Rafidat, Hauarixhët dhe të krishterët, është aleate me komunistët, sekularistët dhe i lufton Ehl-us-Sunnetin në mënyrën më të keqe.

Një tjetër prej këtyre grupeve janë Xhemati Teblig të cilët besatohen përgjatë katër sekteve Sufiste dhe të cilat janë të themeluara në idhujtari dhe panteizëm

Ebul-Hasan el-Mar´ibi thotë se këto dy sekte janë nga Ehl-us-Sunneti dhe pretendon se laikët, socialistët dhe Partia Ba’th janë myslimanë. Ai nuk bënë Tekfir mbi askënd, as mbi udhëheqësit e tyre apo pasuesit.

Ai ka shkruar një libër të quajtur ”ed-Difa an Ehl-il-Ittiba”, në të cilën ai mbron el-Ikhuan el-Musliminët, Xhematin Teblig dhe liderë të cilët bëjnë thirrje për unitet fetar. Në mbrojtjën e këtyre ai ka kryer një mashtrim letrar që vetëm një person si ai ia arrin ta bëjë këtë. Përveç kësaj, ai vetëm se ka devijuar edhe më shumë.

el-Halebi dhe pasuesit e tij janë në anën e tij dhe e konsiderojnë atë të jetë Selefi dhe një nga dijetarët Ehl-us-Sunnetit.

A nuk është dëshmia e el-Halebiut se el-Ma’ribi është Selefi shembull i dëshmisë së rreme më të keqe dhe kundërshtimi më i madhë ndaj metodologjisë Selefite?

A nuk e rrënon ky veprim themelin e dashurisë dhe urrejtjes për hir të Allahut?

A nuk është ky shembulli i kundërshtimit më të madh të pohosh Selefizmin dhe pastaj të jeshë me kundërshtarët e Selefizmit?

Këto katastrofa kolosale janë të qëllimta nga el-Halabi dhe kulti i tij dhe janë të ndërtuara mbi epshe.

 

Shpërndaje: