Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ali Xhuma´ah pretendon se e ka parë profetin në gjendje të zgjuar?

Alameh Ahmed bin Jahja en Nexhmi

Burimi: Rad ala Mufti Misr Ali Xhumu´ah, fq. 97-98

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Myftiu i Egjiptit Ali Xhumu’ah1 e pranon se ai është Sufi dhe se ai e ka parë të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) në gjendje të zgjuar. Këto pretendime janë të mjaftueshme për të treguar se ai është i shkatërruar dhe i injorant. Ai është vetëm një Sufi dhe mitoman që beson në legjenda të shpikura. Gjithashtu ai e përgënjeshtron Kuranin ku Allahu Te ala ka thënë:

فَمَن يَعْمَلْ مِنَ الصَّالِحَاتِ وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَا كُفْرَانَ لِسَعْيِهِ وَإِنَّا لَهُ كَاتِبُونَ وَحَرَامٌ عَلَى قَرْيَةٍ أَهْلَكْنَاهَا أَنَّهُمْ لَا يَرْجِعُونَ حَتَّى إِذَا فُتِحَتْ يَأْجُوجُ وَمَأْجُوجُ وَهُم مِّن كُلِّ حَدَبٍ يَنسِلُونَ

“E kush bën ndonjë vepër të mirë dhe është besimtar, mundi i tij nuk i mohohet, pse Ne i shënojmë ato. Ndërsa është e pamundur për (banorët e) një fshat të cilin e kemi shkatërruar Ne, të kthehen (në këtë jetë). Derisa të hapet (penda) e Jexhuxh Mexhuxhëve dhe ata do të zbresin nga çdo bregore me shpejtësi.” 21:94-96

Ibn Kethir ka thënë:

Allahu Te ala ka thënë:

وَحَرَامٌ عَلَى قَرْيَةٍ أَهْلَكْنَاهَا أَنَّهُمْ لَا يَرْجِعُونَ

”Ndërsa është e pamundur për (banorët e) një fshati të cilin e kemi shkatërruar Ne, të kthehen (në këtë jetë)…”

“Është vendosur se asnjë njeri i cili ka vdekur nuk do kthehet në këtë jetë para Ditës së Gjykimit.”

Kështu tha Ibn Abasi radijAllahu anhuma, Ebu Xhafer el-Bakir, Katade dhe të tjerët …”


Ali Xhuma´ah ishte myfti i Egjiptit nga viti 2003–2013

Shpërndaje: