Imam Muhamed bin Ali esh-Sheukani (v. 1250)
Fet’h-ul-Kadir (2/87-88)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu -tabarak ue te ala- ka thënë:
يَا أَيُّهَا الرَّسُولُ بَلِّغْ مَا أُنزِلَ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ وَإِن لَّمْ تَفْعَلْ فَمَا بَلَّغْتَ رِسَالَتَهُ وَاللّهُ يَعْصِمُكَ مِنَ النَّاسِ إِنَّ اللّهَ لاَ يَهْدِي الْقَوْمَ الْكَافِرِينَ
”O i dërguar! Përcille mesazhin i cili të është zbritur ty nga Zoti yt. Në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke përcjellë mesazhin e Tij; Allahu do të mbrojë ty nga njerëzit. Natyrisht që Allahu nuk i udhëzon kufarët.” El-Maide, 5:67
Allahu -te ala- i premtoi atij mbrojtje nga njerëzit pasi që është e mundur të fshihet e vërteta nga frika e njerëzve. Allahu e përmbushi premtimin e Tij. Profeti sqaroi gjithçka që i ishte shpallur, i bëri ata që refuzuan të konvertoheshin në Islam që ta bënin këtë gjithsesi, neutralizoi parinë e idhujtarisë, shpartalloi unitetin e tyre dhe i dha fund asaj. Fjalët e Allahut mbizotëruan. Ata që mbijetuan u konvertuan në Islam. Në lidhje me pushtimin e Mekës, ai ﷺ pyeti parinë e robëruar të Kurejshëve:
“Çfarë mendoni se do të bëj me ju?”
Ata u përgjigjën: “Ti je vëlla bujar, bir i një vëllai bujar.”
Ai ﷺ tha: “Shkoni. Ju jeni të lirë.“
E njëjta gjë vlen edhe për dijetarët e umetit; Allahu i mbron ata nga njerëzit nëse ata kumtojnë argumentet e Allahut, qartësojnë argumentet e Tij dhe shpallin haptazi në mesin e njerëzve të cilët e kundërshtojnë Allahun me kokëfortësi dhe refuzojnë të pranojnë legjislacionin e Tij, siç bëjnë për shembull bidatçitë. Ne e kemi parë këtë në vetët tona dhe kemi dëgjuar për të tjerët në një mënyrë që e bën besimin e besimtarit të rritet, ta mbajë fenë e Allahut fortë dhe t’i praktikojë argumentet e Allahut me këmbëngulje.
Njerëzit e dobët që mendojnë se do të hasin në fatkeqësitë dhe do të sprovohen vuajnë vetëm nga fantazitë dhe imagjinatat. Të gjitha sprovat janë në fakt dhurata sepse ato sjellin vetëm mirësi në këtë jetë dhe në jetën tjetër.