Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Allahu e mbikqyrë fetusin në barkun e nënës

Imam Muhamed Ibn Ebi Bekr Ibn Ejub Ibn Kajim El-Xheuzijeh 

Burimi: Et-Tibjanu fi Eksamil Kuran, faqe. 222-223

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Nëse dikush pyet se si qëndron fetusi në barkun e nënës së tij, në këmbë, ulur apo shtrirë, përgjigja është se fytyra e tij anon përpara, drejt këmbëve të tij, shuplakat e tij janë në gjunjët e tij, eshtrat e tij janë të mbledhur tek këmbët e tij dhe fytyra e tij është kthyer drejt kurrizit të nënës.

Kjo i përket mbikqyrjes hyjnore që ai të ulet në këtë mënyrë dhe në këtë vend të ngushtë. Nëse koka e tij do të kishte anuar nga poshtë, pesha nga pjesët e trupit më pak delikate do të kishin rënë mbi pjesët e trupit më delikate dhe ndoshta mund t`i kishin shkatërruar ato.

Gjëja e parë që del prej nënës është koka e fëmiut; Nëse koka është gjëja e parë që del, pjesa tjetër e trupit do të dalë jashtë me lehtësi. Nëse do të dilte fillimisht diçka tjetër, lindja do të bëhej e vështirë dhe e mundimshme.

Nëse në fillim del një këmbë, do të ishte e vështirë dhe e mundimshme nxerrja e këmbës tjetër. Nëse fillimisht do të dilnin te dy këmbët, do të ishte e vështirë dhe e mundishme nxerrja e krahëve. Nëse fillimisht do të dilnin te dy këmbët dhe krahët, do të ishte e vështirë dhe e mundimshme nxerrja e kokës. Kjo gjë shkakton që fëmija të kthehet prapa dhe zorra e kthizës bie rreth qafës së tij, në këtë mënyrë mitra lëndohet dhe lindja bëhet e vështirë dhe fëmija sëmuret ose vdes.

Shpërndaje: