Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Allahu ia ka treguar njeriut të mirën dhe të keqen

Imam Husejn bin Mesud el-Bagavij (v. 516)

Burimi: Ma’alim-ut-Tenzil (4/492)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

وَنَفْسٍ وَمَا سَوَّاهَا فَأَلْهَمَهَا فُجُورَهَا وَتَقْوَاهَا

“Pasha njeriun dhe Atë që e përsosi atë, Pastaj i tregoi atij çfarë është e gabuar për të dhe çfarë është e drejtë për të!”1

“Ali bin Ebi Talhah tregoi se Ibn Abasi ka thënë:

“Allahu ia ka sqaruar të mirën dhe të keqen atij.”

Sipas Atijes, ai tha:

“Ai ka mësuar njeriut ibadetin dhe mëkatin.”

El-Kalbi transmetoi nga Ebu Sauli i cili tregoi se Ibn Abasi ka thënë:

“Allahu e ka mësuar njeriun për të mirat që duhet t’i bëjë dhe të këqijat që duhet shmangë.”

Said bin Xhubejri ka thënë:

“Ai e ka bërë njeriun që të veprojë mëkate dhe të jetë i devotshëm.”

Ibn Zejdi ka thënë:

“Allahu e ka udhëzuar njeriun në devotshmëri dhe e ka devijuar në mëkate.”

Ez-Zaxhaxh zgjodhi këtë mendim dhe konstatoi se ajeti ka të bëjë me udhëzimin dhe devijimin. Kjo qartëson se është Allahu (azze ue xhel) i Cili e krijon devotshmërinë në besimtarin dhe mëkatin në jobesimtarin.


1 91:7-8

Shpërndaje: