Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (vdiq. 1421)
Burimi: El-Kaulul-Mufid (1/253)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu krijon çdo gjë, të mirën dhe të keqen. E keqja nuk i atribuohet Allahut pasi që Ai e ka krijuar të keqen nga urtësia. Pra, e keqja konsiderohet mirësi.
Bazuar në këtë, ne themi se nuk ka ndonjë të keqe në veprat e Allahut, por, e keqja është në të vepruarit, do të thotë në krijesat.
Nuk ka asnjë të keqe në të gjithë atë që Allahu krijon. Por njeriu kërkon mbrojtje nga e keqja e mundshme. Krijesat e Allahut ndahen në tri lloje (për nga e keqja dhe e mira që ato përmbajnë):
1 – Krijesat të cilat përbëhen vetëm nga e keqja në vetvete të tyre. Shembull është, Iblisi dhe zjarri. Kur kthehemi tek urtësia e krijimit të tyre, atëherë e shohim se ajo është diçka e mirë.
2 – Krijesat të cilat përbëhen vetëm nga mirësia në vetvete të tyre. Shembull është Xheneti, të Dërguarit dhe Engjëjt.
3 – Krijesat të cilat përbëhen nga e mira dhe e keqja. Shembull janë njerëzit, xhinët dhe kafshët.
E vetmja që ti bën është që ti të kërkosh mbrojtje nga ajo që përbëhet nga e keqja.