Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Minhaxh-us-Sunneh en-Nabauijjeh (2/411)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu i Lartësuar (Atij i takon falënderimi) asnjëherë nuk ka përmendur ndonjë mëkat të një Profeti prej Profetëve, vetëm se bashk me të (mëkatin) ka përmendur edhe pendimin e Tij, në mënyrë që të largoi prej Tij mangësitë dhe difektet.
Gjithashtu edhe për të treguar se gradat e Tij janë ngritur, shpërblimet e Tij janë shtuar më shumë, dhe se është afruar më shumë tek Allahu me pendimin e Tij, me kërkimin e faljes dhe me veprat e mira të cilat i bëri më pas. Në mënyrë që të jetë shembull për ata që ndjekin të Dërguarit dhe udhehiqen me ta deri në ditën e gjykimit.
Në historinë e Jusufit (alejhis-selam) me gruan e ministrit, nuk është përmendur se Ai është penduar, gje e cila tregon se Ai nuk ka mëkatuar fare në atë ndodhi.