Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Allahu na ka quajtur muslimanë

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (vdiq. 774)

Burimi: Tefsirul-Kuranil-‘Adhim (3/315)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Thotë Allahu (Azze ue Xhel):

وَجَاهِدُوا فِي اللَّهِ حَقَّ جِهَادِهِ هُوَ اجْتَبَاكُمْ وَمَا جَعَلَ عَلَيْكُمْ فِي الدِّينِ مِنْ حَرَجٍ مِّلَّةَ أَبِيكُمْ إِبْرَاهِيمَ هُوَ سَمَّاكُمُ الْمُسْلِمينَ مِن قَبْلُ وَفِي هَذَا

”Luftoni në rrugën e Allahut, ashtu si duhet luftuar. Ai ju ka zgjedhur dhe nuk ju ka vënë asnjë barrë në fenë tuaj, fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai ju ka quajtur juve muslimanë qysh më parë (në Shkrimet e Shenjta) dhe në këtë (Kuran).” 1

Në lidhje me fjalën e Allahut: ”Ai ju ka quajtur juve muslimanë qysh më parë (në Shkrimet e Shenjta)– Imam Abdullah bin Mubarak transmeton nga ‘Ata dhe ky nga Ibn Abasi (radijllahu anhuma) i cili tha në lidhje me këtë ajet: Do të thotë se Allahu ju ka quajtur kështu.”

Të njëjtën gjë e ka thënë Muxhahidi, ‘Ata, Ed-Dahhak, es-Suddij, Mukatil bin Hajjan dhe të tjerët.

Abdurr-Rrahman bin Zejd bin Eslam, në lidhje me ajetin e lartpërmendur ka thënë: ”Do të thotë se Ibrahimi ju ka quajtur me këtë emërtim.”

Ibn Xherir et-Taberij ka thënë: ”Ky interpretim s’ka asnjë bazë. Është e njohur se Ibrahimi nuk e ka quajtur këtë umet ”muslimanë”, por Allahu është Ai që i ka quajtur kështu. Muxhahidi ka thënë: ”Allahu ju ka quajtur ”muslimanë” në shkrimet e shenjta të mëparshme dhe në përkujtim (edh-Dhikr). ”…dhe në këtë” do të thotë në Kuran.”

Kjo është ajo e sakta.


1 Haxh 22:78

Shpërndaje: