Shejkh-ul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (v. 728)
Burimi: El-Fataua el-Irakijjeh (1/306-307)
Përktheu: Valdet Gashi
Ata thanë se asnjë fjalë, vepër apo nijet nuk pranohet nëse nuk janë në përputhje me Sunnetin. E mu ky është sheriati, kjo është ajo që ka urdhëruar Allahu dhe i dërguari i Tij ﷺ. Sepse fjalët, veprimet dhe nijetet që nuk janë në Sunnet, të ligjësuara dhe të urdhëruara nga Allahu janë bidate. Çdo bidat është devijim. Allahu nuk e do atë, Ai nuk e pranon atë dhe është sikurse veprat e idhujtarëve dhe pasuesve të librit, të pavlera.
Kur Selefët flasin për Sunnetin, ajo përfshinë adhurimin dhe besimin. Shumë autorë që i emërtojnë librat e tyre me këtë emër i referohen besimit. Është sikurse Ibn Mesudi, Ubej bin Ka’bi dhe Ebdud-Derda (radijAllahu anhum) kanë thënë:
“Qëndrimi mesatar në Sunnet është më i mirë se puna e shumtë në bidate.”