Imam Muhamed bin Ali Esh-Sheukani (v. 1250)
Fet’h-ul-Kadir (1/701)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu -azze ue xhel- ka thënë:
“Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët, të varfrit, fqinjët e afërt dhe të largët, me atë që keni pranë, me udhëtarin (që ka mbetur ngushtë) dhe me ata që janë robër nën pushtetin tuaj. Në të vërtetë, Allahu nuk i do njerëzit arrogantë e mburravecë.” En-anis, 4:36
Mburraveci (ai që i pëlqen vetja e tij) është ai që është arrogant dhe mendjemadh. Allahu nuk e do atë që është arrogant, mendjemadh dhe mburravec para njerëzve. Mburrja është vetëlavdërim, vetëngritje dhe përmendje e mirësive të tij. Allahu përmendi pikërisht këto dy cilësi sepse ato i bëjnë poseduesit e tyre shumë krenarë për të zbatuar atë që Allahu urdhëron në këtë ajet.