Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Amër Khalid është Dexhallë

Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi 

Burimi: Audiokaseta Bejan Hal-il-Mad´u Amër Khalid”

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Dituria dhe fetvat duhet të merren prej dijetarëve. Duhet t’u referohemi dijetarëve që thërrasin në metodologjinë e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit. Prej tyre janë dijetarët tanë në këtë vend Arabin Saudite si Shejkhu fisnik dhe Myftiu Abdul-Aziz Al esh-Shejkh(vafakahullah), Shejkh Salih el-Feuzan, Shejkh Abdullah el-Gudejan, Shejkh Abdul-Muhsin el-Abbad el-Bedr, Shejkh Rabi bin Hadi el-Medkhali, Shejkh Zejd el-Medkhali, Shejkh Ahmad en-Nexhmi, Shejkh Ali bin Nasir el-Fakihi dhe Shejkh Salih Al esh-Shejkh.

Këta dijetarë nuk po them se ata janë të vetmit, jo, unë kam për qëllim të gjithë dijetarët të cilët pasojnë në metodologjinë e tyre. Ne nuk duhet të dëgjojmë deklaratat nënçmuese për dijetarët të cilat i ndeshim në media. Këta njerëz janë dijetarët e myslimanëve. Ata pasojnë metodologjinë hyjnore. Ata nuk flasin sipas epsheve apo përfitimeve të tyre. Shikoni ata për të cilët disa njerëz besojnë të jenë dijetarë dhe të cilët i kanë ngritur në qiell, ku njëri thotë se kamata është e lejuar, dhe tjetri se muzika është e lejuar, i treti thotë se është e lejuar përzierja mes burrave dhe grave, i katërti beson se qëllimi justifikon mjetin, i pesti beson se spektakli, teatri dhe të kënduarit është një mënyrë për të thirrur tek Allahu dhe kështu me radhë.

Ndoshta disa njerëz që nuk e kuptojnë fenë dhe kanë një besim të dobët, ia kanë kthyer shpinën këtyre dijetarëve dhe në vend të tyre i kanë marrë këta njerëz si dijetarë. Disa njerëz mendojnë se sa më shumë audiencë një person ka, aq më dijetarë dhe i ditur është ai. Ky është një krahasim i rremë dhe është gjithashtu krahasimi më i rremë që është njohur ndonjëherë. Ajo kundërshton madje edhe Kuranin fisnik. Ai që përdor këtë krahasimi ka sjellur një gënjeshtër. Kufarët janë më shumë se myslimanët. Mubtadi’ah janë më shumë se Ehl-us-Sunneti.

Llumët janë shumë. Sharlatanët që shfaqen në televizion janë të shumtë. Fjalimi i tyre duket si spektakel; ata këndojnë, imitojnë tinguj të ndryshëm, i bëjnë njerëzit të qeshin dhe vetë qeshin me njerëzit, lusim Allahun për falje dhe gjendje të shëndoshë.

Unë duhet të përmend emrin e një individi tani. Nga ky individ shumë gra dhe të rinj janë sprovuar. Unë kërkojë leje nga ju që të përmend emrin e tij. Rruga ime është që të të përmend emrine dikujt vetëm në rast urgjent. Sa për këtë njeri, madje edhe fëmijë janë sprovuar prej tij. Ai është një aktor. Fjalimi i tij është spektakël. Unë kam përgatitur një konferencë tani në Tabuk. Çfarëdo librarie në të cilën hyjë në Tabuk, unë dëgjoj Amër Khalid, Amër Khalid, Amër Khalid. Kush është ky Amër Khalid? Ai është një Dexhallë! A e dini se ai në një nga kasetat e tij thotë ”se qëllimi i adhurimit është që të fitoshë një karakter të mirë.” A do të thotë se pasi të fitoshë një karakter të mirë nuk ke nevojë të adhuroshë më Allahun? Betohem në Allahun se ai është një Dexhall! Le të njoftojnë të pranishmit ata që nuk janë të pranishëm. Unë zakonisht nuk ceki emra, por duhet përmendur emrin e këtij njeriu. Ai është bërë një fitne. Prandaj, njeriu duhet paralajmëruar kundër tij.

Shpërndaje: