Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Analfabet dhe më i dituri

Myftiu Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Mukadimati Ibn Ebi Zejd El-Kajrauani Fill-Akideh (10)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Është përhapur një pretendim se nuk lejohet ta përshkruajmë profetin ﷺ si analfabet dhe se ai dinte të lexonte dhe të shkruante. Cili është qëndrimi juaj për këtë?

Përgjigje: Kjo është gënjeshtër. Është gënjeshtër dhe injorancë. I dërguari i Allahut ﷺ nuk dinte as të lexonte dhe as të shkruante. 

“Para këtij (Kurani), ti Muhamed nuk kishe lexuar kurrfarë libri e as që kishe shkruar gjë me dorën tënde; përndryshe, ndjekësit e së pavërtetës do të dyshonin.” El-Ankebut, 29:48

Kur i dërguari ﷺ kishte nevojë që diçka të shkruhej, ai i thërriste shkruesit. Kur Kurani iu shpall atij, ai i thirri shkruesit që ta shkruanin. Ai nuk dinte të shkruante fare. Ai ishte analfabet.

Megjithatë, Allahu ia shpalli atij këtë Kuran të mrekullueshëm. Pra profeti ﷺ ishte analfabet në lexim dhe shkrim por Allahu e mësoi dhe ia shpalli Kuranin. Ai nuk dinte të lexonte dhe as të shkruante por sa i përket dijes, Allahu -subhanehu ue teala- ia dhuroi atij një dituri që nuk i është dhënë askujt tjetër.

Allahu -subanehu ue te ala- ka thënë:

“Allahu të shpalli ty Librin (Kuranin) dhe urtësinë (sunnetin), si dhe të mësoi atë që nuk e ke ditur. Dhuntia e Allahut ndaj teje është shumë e madhe.” En-Nisa 4:113

 

Shpërndaje: