Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
El-Lika Esh-Shehri (28)
Përktheu: Valdet Gash www.perlatmuslimane.com
Janë tre lloje njerëzish: ai që e tepron, ai që është neglizhues dhe ai që është mesatarë. Ai që e tepron është i ashpër, ai që neglizhon është i pakujdesshëm, ndërsa ai që është mesatarë qëndron mes këtyre dyve.
Njeriu i mençur e di si ta edukojë familjen e tij. Nganjëherë silldet ndaj tyre me vendosmëri, e nganjëherë me butësi, sipas situatës. Nëse sheh se ata janë të ashpër, ai duhet të jetë i butë ndaj tyre. Nëse sheh se janë të butë dhe e pranojnë këshillën, ai duhet të jetë i vendosur por jo i ashpër. Duhet të jetë i vendosur dhe të mos e humbasë rastin.
Ka njerëz që ua vështirësojnë jetën familjeve të tyre. Ata duan që gjithçka të jetë e përsosur nga ana e familjes së tyre. Kjo është gabim.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Të mos e urrejë besimtari besimtaren, nëse nuk pëlqen prej saj një cilësi, do t’i pëlqejë një cilësi tjetër.”
Transmeton Muslimi (1469).
Gruaja besimtare këtu është bashkëshortja e tij. Nëse ai nuk e pëlqen një cilësi të saj, do të gjejë një tjetër që e pëlqen. Kështu duhet të balancojë burri besimtar dhe i mençur mes cilësive të mirave dhe të këqija. Ai nuk duhet të përqendrohet vetëm te mangësitë dhe të harrojë të mirat.
Burri që i shpërfill të mirat dhe përmend vetëm të metat sillet si grua. Kur profeti ﷺ u tregoi grave se shumica e banorëve të xhehenemit janë gra, ato e pyetën pse.
Ai ﷺ tha: “Ngase ju mallkoni shpesh dhe jeni mosmirënjohëse ndaj burrave tuaj. Edhe sikur të sillesh mirë ndaj saj vazhdimisht, e pastaj ajo sheh diçka prej teje që nuk i pëlqen. Ajo thotë: ‘Kurrë nuk kam parë ndonjë të mirë prej teje.’”
Ndoshta burri bjerë në të njëjtin gabim. Gruaja mund të sillet mirë me të gjatë gjithë jetës por kur ajo bën diçka që atij nuk i pëlqen, ai harron të gjitha të mirat e saj.
Sillu mirë ndaj familjes tënde. Nëse ata kanë ndonjë cilësi që ti e urren, kanë edhe cilësi të tjera që të pëlqejnë. Mos ji i ashpër e as neglizhent.
Në një hadith tjetër thuhet: Ibn Abbasi -radijAllahu anhu- rrëfeu: “Kur profeti ﷺ u foli grave në ditën e Bajramit dhe i nxiti të jepnin sadaka.
Ai iu tha: “E pashë xhehenemin dhe pashë se shumica e banorëve të tij ishin gra.”
I thanë: “Përse, o i dërguari i Allahut?”
Ai tha: “Për shkak të mosbesimit të tyre.”
U tha: “A e mohojnë Allahun?”
Ai tha: “Jo, por janë mosmirënjohëse ndaj burrave të tyre dhe mohojnë të mirat që u bëhen. Edhe sikur të sillesh mirë ndaj saj vazhdimisht, e pastaj ajo sheh diçka prej teje që nuk i pëlqen. Ajo thotë: ‘Kurrë nuk kam parë ndonjë të mirë prej teje.’”
Transmeton Bukhari (29) dhe Muslimi (907).