Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Anën e djathtë së pari

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (1/440)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Imam Bukhari ka thënë:

168 – Hafs bin Umer na tregoi: Shu’be na tregoi: Ash’ath bin Sulejm më informoi: dëgjova babanë tim duke transmetuar nga Masruki, nga Aisha e cili tha:

“Profeti (salAllahu alejhi ue selem), pëlqente që të fillonte me anën e djathtë kur ai mbathte sandalet, kur rregullonte flokët, kur pastrohej, dhe çdo gjë tjetër që ai vepronte.”

Kur ai mbathte sandalet, do të thotë se ai së pari mbathte sandalën e djathtë, dhe e zbathte sandalën e majtë së pari.

Të njëjtë gjë ai e bënte kur i rregullonte flokët, kur ai i krehte ato dhe kur i lyente me vaj. I dërguari (salAllahu alejhi ue selem) kishte flokë të gjata dhe kujdesej për to. Megjithatë, dietarët thonë se flokët duhet të rregullohen çdo të dytën ditë. I dërguari (salAllahu alejhi ue selem) ka ndaluar që ato të rregullohen çdo ditë1. Mos i rregullo flokët tuaj çdo ditë, rregulloji ato çdo të dytën ditë. Kjo është për shkak që personi të mos preokupohet nga këto çështje duke u shkujdesur nga diçka më të rëndësishme se kjo.

_________________________________________

1Ahmedi (4/86), Ebu Davudi (4159), Nesai (5055) dhe Tirmidhi (1756) i cili tha: ”Hadithi është i mirë dhe autentik.”

Shpërndaje: