Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Angazhimi për t’u fejuar me një grua që është në periudhën e saj të pritjes(‘iddah)

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh 
Burimi: Fataua En-Nisa (faqe 168-169)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
 
Pyetje: A është e lejuar për një burrë që të angazhohet për t’u fejuar me një grua që është në periudhën e saj të pritjes (‘iddah), pas divorcit të saj nga burri?
 
Përgjigje: Në mënyrë të prerë themi se: Nuk është e lejuar për mashkullin që të kërkojë për t’u fejuar me gruan e cila është në periudhën e saj të pritjes, sipas konsensusit të dijetarëve ”. Kështu është për një grua të cilës i ka vdekur burri, si do të jetë me gruan që është në periudhën e pritjes pas divorcit? Kushdo që përpiqet ta bëjë këtë, meriton të dënohen në mënyrë që ai të ndalohet nga ky veprim. Dhe gruaja që bie dakord me këtë, duhet të ndëshkohet. Burri përpos ndërshkimit, duhet të ndalohet që të përpjeket për t’u martuar me të.

Shpërndaje: