Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Aq afër imamit

Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Silsilat-ul-Huda uen-Nur (891)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Jo vetëm që rreshti i parë duhet të jetë afër imamit, por të gjithë rreshtat duhet të jenë afër njëri-tjetrit. Është veçanërisht e rëndësishme që rreshti i parë të jetë afër imamit. Imami është sutre për namazlitë prapa tij. Ashtu sikurse imami duhet të qëndrojë pranë sutres së tij, ashtu edhe xhemati duhet të qëndrojnë afër tij. A e dini sa afër sutres së tij duhet të jetë imami?

Si imami ashtu edhe të gjithë ata të cilët falen vetëm duhet të qëndrojnë pranë sutres aq sa që vetëm një qengj duhet të jetë në gjendje të kalojë mes vendit ku vendosin ballin dhe sutres, domethënë një distancë që korrespondon me një pëllëmbë e gjysmë, dy pëllëmbë, jo më shumë. Pra, nëse ky është një mur, imami nuk duhet ta vendosë kokën pranë murit ose të prekë murin, por vetëm aq afër sa që të ketë mundësi të kalojë një qengj mes murit dhe vendit ku e vendos ballin e tij. Rreshti pas tij duhet të jetë po aq afër.

Shpërndaje: