Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (5/28)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
2240 – Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Do ti thuhet lexuesit të Kuranit: ”Lexo, ngritu dhe lexo me qetësi dhe në mënyrë të barabartë sikurse e kishe zakon të veproje në dunja. Grada jote e fundit është aty ku e lexon ajetin e fundit.”1
Lexuesi i Kuranit në hadith është ai që e ka memorizuar Kuranin përmendësh.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Le t’u prijë në namaz ai që është më i dijshmi rreth Librit të Allahut…”
Do të thotë nga ata që e kan memorizuar më së shumti pre tij. Ndryshimet e gradëve në Xhenet, pra, do të varen nga memorizimi i Kuranit në këtë jetë dhe jo nga leximi i shumtë, sikurse mendojnë disa. Është vërtetë vlera e qartë për atë që e memorizon përmendësh Kuranin me kusht që memorizimi të bëhet për hirë të Allahut (tebareke ue te’ala) dhe jo për qëllime të kësaj bote. Përndryshe profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Shumica e munafikëve në umetin tim janë lexuesit nga mesi i tyre.”
1 Ebu Davudi dhe Tirmidhi i cili e konsideroi hadithin autenik