Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Aq shumë ndikon SHBA në Arabinë Saudite

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)

Burimi: Nesf-ud-Da´aui allati karraraha el-Maghraui, fq. 139-141

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

el-Maghraui ka thënë:

”Myslimanët në Lindje dhe në Perëndim kurrë nuk kanë marrë një vendim. Janë vetëm hipokritët të cilët marrin vendime për ta apo kundër tyre.”

Është e njohur se këto ekzagjerime të rreme dhe burojnë nga Muhammed Surur Zejn-ul-Abidin i cili jeton në Londër. Ai tha:

”Qeveria Saudite është ndërtuar në formën e një piramide dhe në krye qëndron presidenti i SHBA-s.”

Unë nuk mund të kuptoj se dikush tjetër përveç Maghrauit posedon këtë të menduar të shtrembëruar. Deklarata e Maghrauit nënkupton se myslimanët në Arabinë Saudite (apo diku tjetër) nuk bëjnë diçka jashtë vullnetit të lirë, ose marrin vendime të tyre. Kjo do të thotë që të tjerët marrin vendimin e tyre dhe se autoritetet vetëm duken si robota. I pa të meta është Allahu! A keni parë ekzagjerim apo trillim më të madh?

Si mund një vend i pavarur dhe vetë-funksional të mos merrë vendimet e tij?

A janë SHBA ata të cilët kanë vendosur që dy xhamitë e shenjta të zmadhohen?

A janë SHBA ata të cilët kanë vendosur që Kur’ani fisnik të shtypet dhe të shpërndahet?

A janë SHBA ata të cilët kanë hapur shkollat fetare dhe universitetet islame?

A janë SHBA ata të cilët janë përgjegjës për haxhin?

A janë SHBA ata të cilët kryejnë ndëshkimet dhe dënimet e përcaktuara me sheriat?

Çdokush me intelektin më të vogël kupton gënjeshtrën në këto fjalë. Megjithatë, mund të ketë njerëz të verbër dhe me tru të shpërlarë që me të vërtetë besojnë në këto pallavra. Disa Hizbijun e kishin zakon të thoshin në lidhje me Luftën e Gjirit:

”Forcat amerikane e kanë pushtuar Mekën dhe Medinën dhe nuk do të dalin prej tyre.”

Allahu i përgënjeshtroi ata, por përkrahësit e tyre ende nuk kuptuan. Ata gjithashtu thanë:

”Islami dhe Kalifati do të vije nga Afganistani.”

Allahu i përgënjeshtroi ata, por përkrahësit e tyre ende nuk kuptuan.

Mendimet e shkruara të Maghrafit në këto faqe nuk janë asgjë tjertër përveçse mendime Sururije, Tekfirje dhe të Hauarixhëve.

Shpërndaje: