Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al esh-Shejkh
Burimi: Gazeta er-Rijad (12175)
Data e fetvas: 28/8-1422
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Që kur është themeluar Arabia Saudite që më shumë se dy shekuj më parë ajo është – Elhamdulilah -vend Selefit që gjykon me Librin e Allahut. Kështu ka vazhduar i qëndrueshëm me ndihmën e Allahut Subhanah. Ajo ende e pason të njëjtën metodologji -Elhamdulilah. Allahu i ka sjellë dobi me të Islamit dhe myslimanëve në shumë fusha. Kur vjen puna për diturinë, ata kanë përhapur dituri të saktë dhe të bazuar në Sheriat. Gjithashtu ajo e ka përhapur thirrjen për në fenë e Allahut në mbarë botën. Ajo ka përhapur libra dhe sidomos Librin e Allahut Subhanah.
Ata kujdesen për nevojat e myslimanëve kudo dhe u ndihmojnë atyre. Ata sigurohen që gjithmonë të mbështesin çështjet e umetit. Kjo është e njohur gjerësisht dhe e dëshmuar nga armiqtë dhe miqtë.
Ajo i kushton një rëndësi të madhe për t’u kujdesur për të dy xhamitë e shenjta dhe për të lehtësuar haxhin dhe umren. Ata ndërtojnë xhami dhe qendra islamike në të gjithë botën dhe shumë gjëra tjera.