Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Arabia Saudite sipas Alameh Mukbilit

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)

Burimi: Bera`etu Edh-Dhim-meti

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

”Dhe pas kësaj, Allahu iu ruajttë! Unë u habita kur u zhvendosa në Mekke, sepse në Jemen tek dera ime rrinin katër roje edhe pse kështu, nuk ishim të sigurtë në shtëpitë tona as natën dhe as ditën.

Unë qëndrova në hotelin Darul Ez`her në Mekke. Gjatë disa netëve nuk më zente gjumi dhe dilja për në harem në mes të natës i vetëm, unë ndjeja një mirësi, qetësi dhe ëmbëlsi të pashembullt më parë, të pashembullt më parë.

Dilja i vetëm për në shtëpi. Këtë siguri të cilën nuk e kam parë në asnjë qytet tjetër, është për shkak se pushtetarët dhe shumica e banorëve të atij vendi (Arabisë Saudite) janë të kapur pas librit të Allahut dhe Sunnetit të të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue ala alihi ue selem.

Të vërtetën e ka thënë Zoti i jonë kur flet për ehlul kitab në librin e Tij:

وَلَوْ أَنَّهُمْ أَقَامُواْ التَّوْرَاةَ وَالإِنجِيلَ وَمَا أُنزِلَ إِلَيهِم مِّن رَّبِّهِمْ لأكَلُواْ مِن فَوْقِهِمْ وَمِن تَحْتِ أَرْجُلِهِم مِّنْهُمْ أُمَّةٌ مُّقْتَصِدَةٌ وَكَثِيرٌ مِّنْهُمْ سَاء مَا يَعْمَلُونَ

”Sikur ata t`i përmbaheshin Teuratit dhe Inxhilit dhe asaj që u është shpallur nga Zoti i tyre, ata do të kënaqeshin me frutet (që rriten) sipër dhe poshtë tyre. Disa prej tyre janë të matur, por shumë prej tyre bëjnë vepra të këqija.

Gjithashtu Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَلَوْ أَنَّ أَهْلَ الْقُرَى آمَنُواْ وَاتَّقَواْ لَفَتَحْنَا عَلَيْهِم بَرَكَاتٍ مِّنَ السَّمَاء وَالأَرْضِ

”Sikur banorët e atyre qyteteve të besonin dhe të ruheshin prej gjynaheve, Ne do t`u dërgonim bekime/mirësi nga qielli e toka,”

Gjithashtu Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَقَالُوا إِن نَّتَّبِعِ الْهُدَى مَعَكَ نُتَخَطَّفْ مِنْ أَرْضِنَا أَوَلَمْ نُمَكِّن لَّهُمْ حَرَمًا آمِنًا يُجْبَى إِلَيْهِ ثَمَرَاتُ كُلِّ شَيْءٍ رِزْقًا مِن لَّدُنَّا

”Ata Kurejshët thonë: ”Nëse ndjekim udhëzimin së bashku me ty, së shpejti do të jemi të dëbuar nga vendlindja. Vallë, a nuk ua kemi mundësuar, që të jetojnë në një vend të shenjtë e të sigurtë, ku sillen fruta të llojllojshme, si ushqim prej Nesh.”

Gjithashtu Allahu i Lartësuar ka thënë:

أَوَلَمْ يَرَوْا أَنَّا جَعَلْنَا حَرَمًا آمِنًا وَيُتَخَطَّفُ النَّاسُ مِنْ حَوْلِهِمْ

”Vallë, a nuk e shohin ata se si Ne u kemi bërë atyre një vend të Shenjtë e të sigurtë (Mekkën), ndërkohë që njerëzit rreth tyre po grabiten?

Gjithashtu Allahu i Lartësuar në librin e Tij thotë:

وَأَلَّوِ اسْتَقَامُوا عَلَى الطَّرِيقَةِ لَأَسْقَيْنَاهُم مَّاء غَدَقًا

”Sikur të qëndronin (banorët e Mekkes) në rrugën e vërtetë, Ne do t`u jepnim ujë të bollshëm.”

Gjithashtu të vërtetën e ka thënë Zoti i jonë i Cili në librin e Tij ka thënë:

وَعَدَ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنكُمْ وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَيَسْتَخْلِفَنَّهُم فِي الْأَرْضِ كَمَا اسْتَخْلَفَ الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ وَلَيُمَكِّنَنَّ لَهُمْ دِينَهُمُ الَّذِي ارْتَضَى لَهُمْ وَلَيُبَدِّلَنَّهُم مِّن بَعْدِ خَوْفِهِمْ أَمْنًا يَعْبُدُونَنِي لَا يُشْرِكُونَ بِي شَيْئًا

”Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t`i bëjë trashëgues (të pushtetit) në Tokë, ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe që do t`ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i Kënaqur dhe që frikën do t`ua shndërrojë në siguri. Le të më adhurojnë Mua e të mos Më shoqërojnë asgjë (në adhurim).

Gjithashtu Allahu i Lartësuar në librin e Tij ka thënë:

لِإِيلَافِ قُرَيْشٍ* إِيلَافِهِمْ رِحْلَةَ الشِّتَاء وَالصَّيْفِ* فَلْيَعْبُدُوا رَبَّ هَذَا الْبَيْتِ* الَّذِي أَطْعَمَهُم مِّن جُوعٍ وَآمَنَهُم مِّنْ خَوْفٍ

”(Shkatarrimin e njerëzve të elefantit Allahu e bëri) për të mbrojtur Kurejshët, për t`i siguruar ata në udhëtimin që bëjnë dimër e verë. Prandaj le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie (Qabes), i Cili i ushqen ata në ditë urie dhe i siguron në ditë frike.

Siguria është një mirësi e madhe nga Allahu i Lartësuar, mirësi e madhe nga Allahu i Lartësuar. Shkaqet e saj (e sigurisë) janë të kapurit fort pas librit të Allahut dhe Sunnetit të të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue ala alihi ue selem.

Çështja është se qëndrueshmëria… Kur ky vend u udhëzua në rrugën e drejtë, falënderimet i takojnë Allahut, Allahu ia mundësoi atyre këtë gjë. Ne e lusim Allahun e Lartësuar që t`i japi atyre shoqëri të mirë, t`i ruajë ata nga shoqëria e keqe të cilët e zbukurojnë të kotën dhe t`i bëjë ata të zellshëm (të kenë dëshirë të madhe) që të ulen në tubimet e njerëzve të mirë dhe të shkëlqyer.

Ne duhet që ta falënderojmë Allahun e Lartësuar, gjithashtu edhe banorët e atij vendi (Arabisë Saudite) obligohen që ta falënderojnë Allahun e Lartësuar sepse në atë vend ndoshta ka njerëz të cilët janë të dhënë pas epsheve, të cilët dëshirojnë (të lejohen) gjërat e turpëshme etj. Porse, Allahu i shpërbleftë me të mira pushtetarët (e Saudisë).

Kam parë në gazetë se prej prijësit Naj-jif (Allahu e ruajttë!) u kërkuaqë të lejohej gruaja që të marrë pjesë në kandidatura, dhe ai u përgjigj:

A dëshironi që burri të qëndrrojë në shtëpinë e tij dhe ajo të dal jashtë? Për këtë çështje, as mos e provoni.

Gjithashtu është kërkuar prej tij që të lejojë zgjedhjet, dhe ai u përgjigj:

Ne i kemi parë në vëndet fqinje se ato nuk janë të sukseshme. Të vetmit që fitojnë prej tyre (zgjedhjeve) janë ata që japin urdhëra dhe ata që kanë pasuri.

Të vërtetën e ka thënë. Gjithashtu, këto gjëra vijnë prej armiqëve të Islamit.

Shoqatën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut shumë njerëz e kanë pranuar bashkë me gjërat e kota që ajo ka, pse? Sepse ata mendojnë se ligjet (e sheriatit) janë barbare, që do të thotë: Të largojmë Kuranin dhe Sunnetin dhe të fusin (t`i zëvëndësojnë) ligjet e armiqëve të islamit.

Qeveria e Saudisë (Allahu i dhëntë sukses në çdo të mirë!) i pranoi ato me një kusht, që t`i nënshtrohen islamit, Kuranit, Sunnetit dhe zbatimit të ndëshkimeve (hududve).

Për zbatimin e ndëshkimeve Zoti i jonë i Lartësuar ka thënë në librin e Tij:

وَلَكُمْ فِي الْقِصَاصِ حَيَاةٌ

”Në ligjin (e barazisë) në ndëshkim ka siguri për jetën tuaj”

Është e vërtetë se vrasjet dhe vjedhjet janë të pakta në këtë vend. E parkon makinën tënde tek xhamia apo tek shtëpia dhe askush nuk ta vjedh atë. Ndërsa në vendet e tjera e parkon diku dhe kur del nuk e shikon më atë. Ndodh që edhe ta vjedhin makinën dhe shoferi është akoma i ulur në të. Këto janë shkaqet që duhet të zbatohen ndëshkimet. Allahu i shpërbleftë me të mira ata.

Sikurse edhe e dëgjuat më herët fjalën e Allahut të Lartësuar:

وَلَكُمْ فِي الْقِصَاصِ حَيَاةٌ

”Në ligjin (e barazisë) në ndëshkim ka siguri për jetën tuaj.”

E njëjta gjë vlen edhe për hajdutin, kur ai ta merrë vesh se do t`i prihet dora, nuk do të vjedh. Zinaqari kur ta merrë vesh se goditet me kamxhik kur është beqar dhe se gurëzohet kur është i martuar, kjo gjë e ndal atë. Unë nuk po them se nuk mund të ndodh fare kjo gjë, porse këto ndëshkime ndalojnë nga ajo gjë.

Këtu përfshihet edhe institucioni i urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja. Ne kemi lexuar në gazetë se mbreti Fehd (Allahu e ruajttë!) i dhuroi këtij institucioni treqind makina dhe u tha atyre: ”Ju jeni institucioni i urdhërimit për të mirë ndërsa ne jemi institucioni për vendosjen e rendit, dhe ju jeni përgjegjës përpara Allahut të Lartësuar.

Allahu i`a shpërbleftë atyre me të mira. Po!

Ata i kanë bërë mirë vendit, popullit dhe shtetit të tyre.

Të gjithë myslimanët në mbarë botën islame janë të obliguar që të bashkpunojnë me këtë qeveri (Arabinë Saudite) edhe sikur me (duke thënë) një fjalë të mirë, pasi armiqtë e këtij shteti janë të shumtë, ata (armiqtë) janë brenda shetit dhe jashtë tij. Po!

Në brendësi të këtij vendi ka njerëz të dhënë pas epsheve dhe që dëshirojnë shthurje, porse Allahu i ka poshtëruar të këtillët duke i dhënë pushtet këtij vendi të bekuar, dhe falënderimet i takojnë Allahut. Kështu që, obligohet çdo mysliman që të bashkëpunojë me këtë qeveri.

Ndëshkimet apo edhe ligjet e tjera, janë mirësi prej Allahut të Lartësuar ndaj popullit. Ata na kritikojnë ne kur e zbatojmë një ndëshkim nga ligjet e Allahut, ndërsa ata vetë i shfarosin popujt!

Këto ndëshkime i sjellin dobi individëve dhe popullit. Ato janë për individin shpagim, sikurse është përcjellur kjo gjë në dy Sahihat nga hadithi i Ubadete Ibn Es-Samit radijAllahu anhu, ndërsa për popullin është ruajtje e pasurive, gjakrave dhe ndereve të tyre.

Po! Mund të dalësh në bregun e detit, diku tjetër apo edhe në çdo vend dhe e sheh burrin me gruan e tij dhe nuk frikësohen ndaj askujt për veten e tij.

Kështu që, këto ndëshkime janë të dobishme dhe kur ato u zhdukën nga vendet islame, nuk ishin më në gjendje që të luftonin vjedhjet, krimet, alokolin dhe drogërat dhe shkaku për këtë gjë është mos zbatimi i ligjeve të Allahut. Allahut i kërkojmë ndihmë.

Përveç kësaj, është edhe ndërtimi i xhamiave në vendet islame dhe në ato joislame. Ne i këshillojmë ata (Saudinë) se kur ta ndërtojnë një xhami, ti`a japin atë Pasuesve të Sunnetit sepse ata po ia dhanë ndonjë sufisti, ai ka me i sharë ata dhe do ta mbajë hytben e xhumasë duke i sharë ata. Gjithashtu edhe nëse ia japin xhaminë ndonjë hizbiu, ai do ta shfrytëzojë atë porse hizbillikun e tij. Kështu që ne i këshillojmë ata që ti`a japin ato xhamia Pasuesve të Sunnetit të cilët e duan këtë qeveri dhe pushtetarët e saj.

Përveç kësaj, sa i përket asaj çështjes që kam shkruar, për të jam pyetur disa herë, fjalët e mia gjenden nëpër audiokaseta. Unë e kam urdhëruar atë vëllain i cili merret me botimin e librave të mia, që të mos lejë asgjë nga fjalët ndaj Saudisë.

Allahu i Lartësuar thotë në librin e Tij:

هَلْ جَزَاء الْإِحْسَانِ إِلَّا الْإِحْسَانُ

”A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç së mirës?!”

Ata janë sjellur mirë me ne, na nderuan në mënyrën më të mirë dhe ne nuk jemi prej atyre që nderimin ta kthejmë me të keqe, dhe kjo është nga mirësitë e Allahut të Lartësuar.

Unë vetë i them këto fjalë. Askush nuk më ka shtyrë që t`i them këto fjalë. Askush nuk më ka obliguar mua që t`i them këto fjalë, porse këto fjalë janë nga vetja ime pasi kam menduar që jam i obliguar që të pastroj ndërgjegjen time.

 

Shpërndaje: