“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Arabia Saudite sipas Alameh Nexhmit nr 1

Alameh Ahmed bin Jahja en Nexhmi (v. 1429)

Burimi: el-Fataua el-Xhalijjeh, fq. 39-40

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

”Muhammed Sururi, ai njeri dezertor dhe bidatçi i devijuar. Ai flet në një mënyrë që tregon se ai është duke bërë tekfir mbi Arabinë Saudite. Ai pohon se vendi qeveriset nga presidenti amerikan. Ai thotë kështu ndërsa ai vetë jeton në Londër, kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar. Mendo, vëllai im! Kush është më afër skllavërisë së kufarëve? Një vend i pavarur me një qeveri të pavarur dhe një fe të pavarur apo Muhammed Surur që jetojnë në Britanin e Madhe, i nënshtrohet vendit, strehohet në të dhe kërkon subvencione prej tyre? Unë po i lë lexuesit që të gjykojnë.

Sa i përket dijetarëve të Arabisë Saudite, ai i quan ata skllevër të skllevërve të skllevërve të skllevërve. Ai thotë se dijetarët në Arabinë Saudite marrin pa turp. Ai thotë se detyra e dijetarëve në Arabinë Saudite është si detyrë e komandantit të policisë i cili vetëm u bindet urdhërave.

I pa të meta je ti, o Zoti im! Sa dhuratë madhështore që është dëlirësia! Sa dhuratë madhështore që është besimi! Unë habitem nga kjo gënjeshtër e guximshme, këtë të pavërtetë dhe këtë mungesë droje. Nëse ky gënjeshtar nuk turpërohet prej njerëzve, atëherë të paktën duhet të turpërohet prej Allahut.

Arabia Saudite nderon, respekton dhe admiron dijetarët në një mënyrë që është e pashembullt në vende të tjera. Mbreti madje edhe i viziton dijetarët e mëdhenjë në shtëpinë e tyre. Mbreti Khalid bin Abdil-Aziz rahimehullah e vizitonte Shejkh Ibn Bazin. Mbreti Fahd hafidahullah e vizitonte Shejkh Ibn Uthejminin kur ai e vizitonte Kasimin (krahinën e Shejkh Uthejminit). Të njejtën gjë e vepronte princi trashëgimtar hafidhahullah. Përveç kësaj vendi qeverisë me ligjin e Allahut në gjykata dhe Komisioni i Fetvave ndonjëherë çështjet e vështira. Në këtë rast, vendi gjykonë përgjatë udhëzimeve të Komisionit të Fetvave të cilat janë të bazuara në librin e Allahut Azze ue Xhel.”

Shpërndaje: