Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Arabia Saudite sipas Imam Albanit (2)

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (1004)
Data e fetvas: 19-01-1410 ose 21-08-1989
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Imam Albani iu drejtohet dijetarit Shejkh Salih Alush-Shejkhit duke i thënë

”Junë vendin juaj – Arabia Saudite – duhet të jeni mirënjohës ndaj dhuratës së Allahut për ju në formën e Teuhidit dhe thirrjes së Shejkh Muhammed bin Abdil-Vehabit që ka përfshirë të gjithë vendin me mirësi. Një pjesë e kësaj drite të mirë ka arritur në vende e tjera, por nuk i përfshinë ato. Një shembull i tillë është Egjipti. Ti sigurisht ke qenë ndoshta në Egjipt shumë herë. Ti e di se çfarë idhujtarie praktikohet tek varri i Husejnit, varri i Zejnebit dhe të ngjashme. Siria është e ngjashme me Egjiptin.
Ajo që unë dua të them është se ata që u luten të tjerëve përveç Allahut për ndihmë nuk e njohin thirrjen e Islamit. Ti ndoshta do të habitesh me atë që unë po e them, por:

إِنَّهُ لَحَقٌّ مِّثْلَ مَا أَنَّكُمْ تَنطِقُونَ

”kjo është një e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë se ju flisni!” 51:23

Shpërndaje: