Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Hukuk Vulat-il-Amr alal-Ummah
Data e fetvas: 29-04-1417
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
”Allahu ka sjellur dobi me mbretin Abdul-Aziz dhe ka bashkuar myslimanët me të, ka ngritur të vërtetën, ka mbështetur fenë e Tij dhe ka themeluar urdhëresat për në të mirën dhe ndalimin e së keqes me anë të tij. Me anë të tij kanë ndodhur të mira të shumta dhe drejtësi, saqë vetëm Allahu Azze ue Xhel i di. Të njëjtën gjë e kanë vepruar bijtë e tij në realizim të së vërtetës, përhapje të drejtësisë, urdhërim për të mirë, ndalim nga e keqja.
Të gjithë myslimanët që jetojnë në këtë mbretëri e kanë obligim të bashkëpunojnë me këtë shtet në çdo të mirë, e gjithashtu është obligim bashkëpunimi me ata që bëjnë davet dhe përhapin të vërtetën në të ghitha anët e tokës. Është obligim bashkëpunimi me çdo shtet që thërret për të gjykuar me ligjin e Allahut dhe për ta ndihmuar fenë.
Shteti Saudit është një shtet i bekuar. Me anë të tij Allahu e ka ndihmuar të vërtetën dhe fenë, ka unifikuar dhe i ka dhënë fund shkaqeve të shkatërrimeve dhe është arritur siguaria dhe paqja.”