“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Arabia Saudite sipas Imam Ibn Bazit nr 2

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Mexhmu Fataua ue Makalat Mutanauui´ah (1/229-230)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Arabia Saudite nuk është e ngurt ndaj asgjë tjetër përpos bidateve dhe miteve në Islam dhe kundër ekstremizmit të tepruar të cilën e ka ndaluar i dërguari salAllahu alejhi ue selem. Dijetarët, myslimanët dhe pushtetarët në Arabinë Saudite vërtetë i respektojnë të gjithë myslimanët shumë. Ata posedojnë besnikëri, dashuri dhe vlerësim për ta pa marrë parasysh origjinën e tyre. E vetmja gjë që ata qortojnë janë njerëzit me besime të gabuara sikurse bidatet, mitet dhe festat e shpikura dhe festimet që Allahu dhe i dërguari i Tij salAllahu alejhi ue selem nuk i kanë urdhëruar. Sepse ato janë risi dhe gjitha risitë janë bidate. Myslimanët janë të obliguar që të pasojnë dhe jo të shpikin sepse Islami është i përsosur dhe nuk kanë nevojë për ndonjë gjë tjetër përveç atë që Allahu dhe i Dërguari i Tij salAllahu alejhi ue selem e ka ligjësuar. Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati e kanë marrë atë nga sahabët, pasardhësit e tyre të drejtë dhe nga ata që pasojnë metodologjinë e tyre.”

Shpërndaje: